Modilac Doucea 3

L4590

Qumësht formule i përshtatshëm për fëmijët 12-36muajsh.

Formë Doza:800 gr

10 in stock

Description

Modilac Doucea 3

Qumështi Modilac Doucea 3 përdoret krahas një diete të larmishme dhe plotëson nevojat specifike ushqyese për fëmijët e moshës 12 deri në 36 muaj.

Përbërësit

  • Pa vaj palme
  • 24 herë më shumë hekur sesa në qumështin e lopës, i cili ndihmon në zhvillimin konjitiv normal
  • Vitaminat A, C, D, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar
  • Acidet yndyrore esenciale: acid α-linolenik, i cili merr pjesë në zhvillimin optimal të trurit
  • Zinku, i cili luan një rol në rritjen normale të fëmijëve të vegjël.

I prodhuar në Francë për më shumë se 30 vjet.

Përdorimin

  • Pastroni me kujdes shishen.
  • Përdorni ujë në shishe me përmbajtje të ulët mineralesh ose ujë rubineti të zier dhe të ftohur.
  • Uji duhet të jetë i vakët (maksimumi 40°C) përpara se të shtoni pluhurin.
  • Shtoni sasinë e pluhurit me anë të lugës matëse në ujë, duke respektuar raportin: 1 lugë në 30 ml ujë (1 lugë = 4,5 g pluhur)
  • Rrotullojeni midis duarve dhe më pas tundeni fuqishëm.
  • Përpara se ta ushqeni fëmijën, kontrolloni temperaturën duke derdhur disa pika në kyçin tuaj.
  • Rekomandohet të konsumohet brenda një ore.

Kujdes! Ushqimi me qumësht gjiri është më e mira për beben tuaj. Qumështi formulë është i përshtatshëm kur bebet nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri ose kur rekomandohet nga mjeku, mamia, dietologu, farmacisti ose profesionist të tjerë të kujdesit shëndetësor.