M.A.D Radiance Brightening Night Cream

L6700

Krem ​​nate me veprim rigjenerues për të ndihmuar në korrigjimin e njollave, ribalancimin dhe ushqyerjen e lëkurës në nivel qelizor.

Sasia: 50 ml

20 in stock

PËRSHKRIMI

Ky hidratues mbrëmje është i pasur me përbërës bimorë për zbardhjen dhe njëtrajtshmërinë e lëkurës. Peptidet me veprim anti-rrudhë do të veprojnë së bashku për të minimizuar shfaqjen e njollave, tonin e pabarabartë të lëkurës dhe korrigjimin e rrudhave të imëta, për t’ju dhënë një lëkurë të njëtrajtshme me shkëlqim. Lëkura e shëndetshme ka nevojë për ushqim dhe përbërësit e duhur për t’u dukur e njëtrajtshme dhe e ekuilibruar.

Përbërësit Aktivë:

  • Ekstrakti i frutave Emblica i ofron lëkurës shkëlqim dhe ndihmon në minimizimin e shfaqjes së hiperpigmentimeve, duke i dhënë pamje më të shndritshme dhe të shëndetshme.
  • Kompleksi Multi-Vitaminë C ky kombinim i vitaminës C të stabiliozuar ndihmon për të ndriçuar dhe shtuar shkëlqimin e lëkurës pa jetë.
  • Ekstrakti i frutave të Manit I përdorur tradicionalisht për të trajtuar hiperpigmentimin, ky përbës bimor ndihmon në reduktimin e njollave dhe përmirësimin e lëkurës së dëmtuar. Përfundimi: një lëkurë me shkëlqim dhe pamje të shëndetshme.
  • Ekstrakt i Frutave të Manaferrës së Ariut ndihmon në njëtrajtshmërinë e lëkurës duke pakësuar prodhimin e melaninës.
  • BVOS-C ofron mbrojtje ndaj rrezeve UV, zbardh lëkurën, ka efekt anti-rrudhë, si dhe ndihmon në sintezën e kolagjenit. Ai gjithashtu ka veprim antioksidues dhe aftësia për të depërtuar në epidermë dhe qeliza e bën një përbërës shumë të bio-disponueshëm.
  • Stay-C® 50 Kjo formë e stabilizuar e vitaminës C, vepron duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të imta, zbardhjen e njollave në lëkurë, njëtrajtëson tonin e lëkurës dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Për më tepër, është një agjent i shkëlqyer riparues për lëkurën e dëmtuar nga dielli. Gjithashtu përmirëson aftësinë e lëkurës për t’u mbrojtur nga radikalet e lira dhe ndihmon në rritjen e elasticitetit dhe shkëlqimit.
  • Fosfati i magnezit është një formë e tretshme në ujë dhe shumë e stabilizuar e Vitaminës C. E njohur kryesisht për përfitimet e saj për ndriçimin e lëkurës, njëtrajtësimin e tonit të saj, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe zvogëlimin e rrudhave, nëpërmjet rritjes së proçesit të rigjenerimit qielizor.
  • ß-White™ është një peptid zbardhues i cili shërben si një përbërës kyç për një efekt ndriçues.
  • Lumiskin™ produkt i ri i fuqishëm antioksidant i nxjerrë nga lëvorja e pemëve Kiliane, jep rezultate të menjëhershme në kontrollin e Melaninës, pigmentit që e bën lëkurën më të errët. Lumiskin™ është zbuluar se e bën lëkurën më të ndritshme, zbardh në mënyrë efektive dhe i jep pamje të njëtrajtshme lëkurës.
  • Nano LDP Lightening vepron duke stimuluar sintezën e kolagjenit dhe për të mbrojtur lëkurën kundër dëmtimeve nga dielli duke lejuar që lëkura juaj të duket më e ndritshme.

 

 Përdorimi:

Aplikoni kremin e natës Radiant Brightening në zonën e qafës dhe fytyrës duke shmangur kontaktin me sytë.