Description
M.A.D Nourishing Cleansing Lotion është një pastrues kremoz me përbërës me efekt ushqyes që pastrojnë në thellësi, nuk heqin yndyrën natyrale të nevojshme të lëkurës dhe e mbajë atë të hidratuar. Një përzierje e ekuilibruar e pastruesve të butë dhe përbërësve bimore largojnë papastërtitë dhe mbrojnë qelizat e lëkurës duke e lënë të ushqyer dhe gati për të filluar ditën.
Kompleksi i çajit Trinity dhe lëndët natyrale bimore Soapbark dhe Soapwort veprojnë sëbashku për ta lënë lëkurën tuaj të pastër, të qetë dhe të hidratuar.
Përbërësit aktivë:
- Soap Bark përdoret për të përmirësuar funksionin e barrierës së lëkurës, ndihmon në normalizimin e përmbajtjes së lagështisë së lëkurës dhe ofron hidratim të shkëlqyeshëm për lëkurën e thatë.
- Soapwort i përdorur për të trajtuar lëkurën e thatë dhe të ekspozuar tek faktorët e jashtëm. Ekstrakt natyral që rrit efektin zbutës dhe hidratues në lëkurë.
- Kompleksi i çajit Trinity, një përzierje e çajit të bardhë, të kuq dhe jeshil që pasuron lëkurën me antioksidantë.
- Multifruit® BSC Një përqendrim i fuqishëm i pesë ekstrakteve bimore: boronicë, kallam sheqeri, panjë sheqeri, portokalli dhe limon. Këto ekstrakte përmbajnë disa alfahidroksi acide natyrale. Këto AHA dobësojnë lidhjet që mbajnë së bashku qelizat e vdekura të lëkurës. Kur lidhjet thyhen, qelizat e vdekura mund të largohen dhe të rezultojnë në qarkullimin e qelizave të reja. Multifruit® BSC ka maksimizuar aftësinë për të stimuluar rigjenerimin e qelizave të reja me 34% dhe për të rritur qarkullimin e qelizave me 20%.
- Prodew 400 ofron efekt të shkëlqyer hidratues. Përbëhet nga 8 lloje të aminoacideve si dhe PCA natriumi dhe acidi laktik. Në kombinim, kjo përzierje ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia, ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe stimulimin e elasticitetit. Formulimi i aminoacideve është krijuar sipas aminoacideve natyrale të lëkurës dhe ka veti të shkëlqyera hidratuese për shkak të efektit sinergjik të natriumit PCA dhe L-Proline duke rritur kështu funksionin natyral të lagështisë së lëkurës, duke treguar një rritje prej 85% në efektin hidratues.
Përdorimi:
- Aplikoni një sasi locioni tek dora dhe përzijeni me ujë të vakët. Masazhojeni butësisht në fytyrë me lëvizje rrethore derisa të krijohet shkumë.
- Shpëlajeni me ujë të vakët.
- Shmangni kontaktin me sytë.