Sale!

M.A.D Fade Gel 5

L5460

Ky serum i lehtë i jep shkëlqimin përfundimtar lëkurës. Trajton hiperpigmentimet dhe njollat me prejardhje të ndyshme.

Sasia: 30 ml

11 in stock

Description

Ky serum i lehtë i jep shkëlqimin përfundimtar lëkurës. Trajton hiperpigmentimet dhe njollat me prejardhje të ndyshme. I pasur me përbërësin aktiv mjaft efektiv, Hydroquinone i kombinuar me acidin Azelaik dhe Kojik të cilat njihen gjithashtu si reduktues i hiperpigmentimeve.

Përbërësit Aktivë:

  • Hydroquinone 2% një përbërës i njohur gjerësisht dhe jashtëzakonisht efektiv, i cili ofron rezultate të shkëlqyera për trajtimin e hipergmentimit, melazmës dhe njollave me prejardhje të ndryshme.
  • Acidi Kojic një reduktues natyral i njollave që nxirret nga kërpudha japoneze Shiitake, ndihmon në njëtrajtësimin e lëkurës duke reduktuar sasinë e Melaninës në lëkurë. I njohur për reduktimin e njollave të dukshme, njëtrajtëson pamjen e lëkurës duke i dhënë një pamje më të shëndetshme dhe rrezatuese. Gjithashtu është efektiv në eliminimin e radikaleve të lira.
  • Acidi Azelaic një zbardhues shumë efektiv, që ndihmon në minimizimin e njollave duke ngadalësuar prodhimin e melanociteve të cilat janë qelizat që prodhojnë pigmentin në lëkurë. Acidi Azelaic ndihmon në eksfolimin e qelizave të lëkurës për përthithje më të mirë të përbërësve aktivë për të ndihmuar për një pamje më të shëndetshme dhe më të ndritshme.
  • Acidi Glikolik ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, njëtrajtësimin e saj duke i dhënë shkëlqim dhe pamje të shëndetshme.  Përmasat e vogla të molekulës e bëjnë këtë një eksfoliues efektiv, duke ndihmuar në shfaqjen e lëkurës së re dhe të rigjeneruar në sipërfaqe. Ruan hidratimin dhe përgatit lëkurën për të përthithur lehtësisht përbërësit e tjerë të dobishëm.
  • Acidi Laktik eksfolion dhe stimulon rigjenerimin e qelizave. Mjaft efektiv në trajtimin e hiperpigmentimit dhe njollave me prejardhje të ndryshme. Ky proçes eksfolimi ndihmon që lëkura të jetë më e shndritshme dhe më e lëmuar.

 Përdorimi:

  • Aplikoni një shtresë të hollë dhe të njëtrajtshme të serumit Fade gel 5 në fytyrë ose qafë tek zonat ku ka probleme hiperpigmentimi.
  • Mos e aplikoni serumin afër syve.
  • Aplikimi i kremit mbrojtës është i detyrueshëm.
  • Përsëriteni çdo ditë.