Lierac Lumilogie Double Concentre Depigmentant + Sunissime Spf 50+

L6590

Trajtim dite & nate për njollat (hiperpigmentimet). Si në çdo trajtim depigmentues rekomandohet të shoqërohet me përdorimin e rregullt të kremit të diellit. Në paketim përfshihet kremi Sunissime SPF 50+ .

Out of stock

Description

Set korrektues i njollave dhe antirrudhë për fytyrën dhe sytë.

Blini Lumilogie Double Concentre Depigmentantl dhe përfitoni FALAS Lierac Sunissime Spf 50+

Lierac Lumilogie koncentrat i dite & nate korrektues i njollave, është një koncetrat i dyfishtë që ndihmon në korrektimin e 3 tipeve të njollave: njollat që po formohen, njollat e dukshme dhe njollat e errëta.

I frymëzuar nga kombinimi i dy teknikave estetike Led dhe PeelingLumilogie ofron një zgjidhje specifike për korrektimin e njollave, në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Një koncetrat i dyfishtë i përbërë nga 2 formula të pavarura, një për ditën e tjetra për natën. Në zemër të 2 formulave, një përberje e trefishtë substancash që veprojnë në 3 tipet e njollave. Formula e ditës ka nje funksion parandalues anti-oksidant dhe zbardhues dhe përmban një përqendrim të dy vitaminave E dhe B3. Formula e natës ka një veprim specifik peeling në një balsam-xhel me efekt zbutës të menjëhershëm. Përmban 7-hidroksi acide (glikolik, salicilik, laktik, piruvik nga lulet e bardha, citrik, malik dhe tartarik). Kjo formulë lejon në mbiaktivizimin e rigjenerimit qelizor për të hequr melaninën nga sipërfaqja.
Tekstura të pëlqyeshme të karakterizuara nga aroma të freskëta lulesh. Menjëherë, ngjyra është më e shkelqyeshme dhe uniforme. Pas çdo aplikimi, rezultati është i dukshëm pas 7 ditëve dhe një korrektim i dukshëm në të 3 tipet e njollave pas 28 ditësh.

Formulat përmbajne gjithashtu:
-Hexyl R.: veprim në njollat e reja. Frenon prodhimin e melanines, pigmenti përgjegjës për ngjyrën e lëkurës.
-Zambak  deti: vepron në njollat e dukshme. Redukton prodhimin e melaninës dhe bllokon transferimin në sipërfaqen e lëkurës.
-Ekstrakt gjethe delli: vepron në njollat e errëta. Ajo ristrukturon mbështetjen e indit të lëkurës për të luftuar përhapjen e thellë të melaninës.

Përdorimi:
Në mëngjes, aplikoni koncetratin e ditës në të gjithë fytyrën, vetëm ose poshtë kremit tuaj të ditës.
Në darkë, aplikoni koncetratin e natës në të gjithë fytyrën, vetëm ose poshtë kremit tuaj të natës.

Lierac Sunissime Spf 50+ Formulim me veprim të shumëfishtë: -mbron lëkurën nga rrezatimi UVA dhe UVB ne sajë të kompleksit Global Protect  Energy;

-parandalon formimin e njollave të errëta në sajë të pranisë së peptideve aktivizuese të melaninës;

-mbron lëkurën nga dukuria e fotoplakjes;

-ushqen lëkurën në sajë të pranisë së acidit hialuronik;

– mbron nga radikalet e lira të rrezatimit UV, në sajë të pro taurinës.

I pasur me pigmente minerale unifikon ngjyrën e lëkurës.

Absorbohet lehtësisht nga lëkura dhe nuk e yndyros atë. Testuar dermatologjikisht.

Përdorimi: Aplikohet në fytyrë e qafë para ekspozimit në diell. Riaplikohet të paktën çdo 2 orë.

 

You may also like…