Description
La Roche Posay Retinol B3 Serum :
Serum me efekt anti-rrudhë i formuluar me vitaminë B3 dhe retinol për të përmirësuar teksturën e lëkurës, minimizuar vijat e holla, rrudhat e thella dhe njollat e errëta.
Përshtatet shumë mirë me lëkurën e ndjeshme.
Kjo formulë përmban një kompleks të përbërë nga retinoli i pastër me çlirim të menjëhershëm për efikasitet të lartë dhe retinoli me çlirim gradual për tolerancë optimale, kombinuar me vitaminën B3 që përmirëson funksionin barrierë të lëkurës. Lëkurës i rikthehet shkëlqimi natyral i munguar. Teksturë fluide hidratuese dhe jo ngjitëse e cila përthithet shpejt.
La Roche Posay Micellar Water Sensitive Skin:
Formulim pastrues me pH fiziologjik që zbut, pastron dhe mbron lëkurën. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme. Largon papastërtitë, yndyrën, dhe make-up-in nga fytyra. Me ujin termal La Roche Posay, i pasur me minerale dhe elementë të dobishëm për lëkurën.
Për fytyrën, sytë dhe buzët.
Testuar dermatologjikisht.
Pa sapun, pa ngjyrues, pa alkool, pa parabene.
Jo komedogjenik.
La Roche Posay Eau Thermale :
Ujë termal i pasur me minerale dhe elementë të dobishëm për ushqimin dhe hidratimin e lëkurës. I përshtatshëm për lëkura të ndjeshme ose të irrituara nga faktorë të jashtëm mjedisorë. Prania e mineraleve si seleni i japin ujit termal La Roche Posay veti zbutëse, antioksiduese dhe qetësuese. I përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
Përdorimi
Aplikoni ujin mishelar në fytyrë nëpërmjet një pambuku. Nuk është e nevojshme të shpëlahet. Aplikoni 3-4 pika nga serumi Retinol B3 në mbrëmje në lëkurë të pastër. Mos harroni zonën e qafës.
Aplikoni ujin termal disa herë në ditë sipas nevojës.