Description
La Roche Posay Effaclar H Creme Lavante është një trajtim pastrimi hidratues për fytyrën e yndyrshme, të dobësuar nga trajtime të papërshtatshme, që mund ta thajnë lëkurën.
Ky krem pastrues pastron butësisht dhe qetëson lëkurën për të rivendosur rehatinë e saj. Redukton ndjenjat e parehatisë, që mund të shkaktohen nga trajtimet e papërshtatshme që thajnë lëkurën. Respekton funksionin barrierë të lëkurës.
Përmban:
- Niacinamide- Përbërës aktiv për një veprim intensiv qetësues. Ndihmon në reduktimin e skuqjes.
- Zinku PCA- Kundërshton prodhimin e sebumit. Ofron një efekt pastrues.
- Uji Termal i La Roche Posay- Qetësues dhe me veti mbrojtëse.
Përdorimi:
Mënyra e aplikimit:
- Teknikë aplikimi pa fërkim: Shkumoni një sasi kremi me pak ujë në pëllëmbë të dorës.
- Aplikojeni produktin në fytyrë me teknikën e mëposhtme: me gishtat shtrini lëkurën midis vetullave deri në vijën e flokëve dhe përhapni kremin nga qendra e ballit drejt tëmtheve.
- Butësisht përsërisni veprimin 3 herë.
- Shpëlajeni mirë dhe thajeni fytyrën me një peshqir pa e fërkuar.