Description
La Roche-Posay Anthelios Anti-Imperfections Gel-Cream SPF50+ është një krem kundër diellit për fytyrën, për lëkurën e yndyrshme dhe akneike që rrezikohet nga shenjat e shkaktuara nga rrezet UV. Ky produkt gjithëpërfshirës përmban mbrojtje të spektrit të gjerë (UVA-PF 21, UVB, rrezeve infra të kuqe dhe ndotjes) për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit, si dhe acid salicilik dhe niacinamide për të adresuar papërsosmëritë (aknet) ekzistuese dhe për të parandaluar shenjat e shkaktuara nga UV. Shtimi i ujit termal La Roche-Posay siguron përfitime antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Në fund, teknologjia ekskluzive AIRLICIUM, e cila përmban mikropjesëza matifikuese, thith sebumin dhe largon djersën për të krijuar një look përfundimtar mat që zgjat.
Karakteristikat
- Tekstura: xhel-krem;
- Problematikat e lëkurës: ekspozimi në diell, aknet, yndyra / sebumi i tepërt;
- Koha e aplikimit: para ekspozimit në diell, gjatë gjithë ditës;
- Mosha: 10+;
- Lloji i lëkurës: lëkurë me yndyrë dhe të prirur për akne;
- Përfitimet kryesore: ofron mbrojtje të spektrit të gjerë (UVA-PF 21, UVB, rrezeve infra të kuqe dhe ndotjes), parandalon shfaqjen e shenjave të shkaktuara nga rrezatimi UV, thith yndyrën / sebumin e tepërt për të krijuar një look përfundimtar të thatë, tekstura xhel-krem nuk krijon yndyrë ose ndjesi ngjitëse në lëkurë, nuk lë gjurmë të bardha, shumë rezistent ndaj ujit, jo komedogjene, i testuar dermatologjikisht.
Përbërësit Kryesorë
- Acidi salicilik dhe niacinamida targetojnë papërsosmëritë (aknet) ekzistuese, në të njëjtën kohë ndihmojnë në parandalimin e shenjave të shkaktuara nga UV;
- Teknologjia ekskluzive AIRLICIUM përmban mikropjesëza matifikuese që thithin sebumin dhe zmbrapsin djersën për të krijuar një ndjesi të thatë në prekje që zgjat;
- XL-PROTECT ™ është një përzierje e fuqishme e filtrave UV dhe antioksidantëve që shkon përtej mbrojtjes së spektrit të gjerë UVA dhe UVB.
Si të përdoret
Aplikoni La Roche-Posay Anthelios Anti-Imperfections Gel-Cream SPF50+ bollshëm në fytyrë 30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikoni shpesh dhe bollshëm në mënyrë që të ruani nivele të larta mbrojtjeje, veçanërisht pas notit, fshirjes me peshqir ose djersitjes. Kini parasysh se ekspozimi i tepërt diellor është i rrezikshëm, dhe se as produktet me mbrojtje shumë të lartë nuk mund ta mbajnë lëkurën tuaj 100% të mbrojtur nga dëmtimi i diellit.