Description
Fondatina me efekt lifting me një pëfundim saten, i cili për shkak të pranisë së acidit hialuronik dhe vitaminës E rikthen hidratimin dhe shkëlqimin në fytyrë. Tekstura e saj, me mbulim mesatar – të lartë, rrëshqet mbi lëkurë pa u vendosur në mikro – rrudha, duke i dhënë fytyrës një çehre të përsosur dhe uniforme. Falë përbërësve aktiv siguron një efekt lifting: rrudhat e vogla zbuten, linjat e mimikës zvogëlohen dhe fytyra duket më e lëmuar.
Bashkë me fondatinën, brenda paketimit vjen dhe një furçë praktike ovale, e cila ju lejon të përzieni me lehtësi produktin. Fijet e tij të buta sintetike e bëjnë atë ideal për aplikim preçiz dhe uniform të bazës.
VEPRIMET :
- Mbulim mesatar-i lartë.
- Zbut rrudhat dhe linjat e mimikës.
- Fsheh shenjat e lodhjes.
- Hidratim afatgjatë dhe i thellë.
TEKSTURA
- E shkrirë dhe kremoze.
REZULTATET
- Lëkura është uniforme, e lëmuar dhe mikro-rrudhat janë të relaksuara.
- E testuar klinikisht dhe dermatologjikisht.
- Testuar për nikel, kobalt, krom, paladium dhe mërkur.
Përdorimi
Aplikoni me anë furçës pak fondatinë në lëkurë dhe përhapeni lehtësisht me lëvizje ngritëse dhe tërheqëse.
Nëse keni nevojë për më shumë mbulim, bëni të njëjtin veprim për here të dytë.