Description
Qumështi i gjirit është qumështi më i përshtatshëm për të porsalindurit. Përmban të gjitha vlerat ushqyese, të nevojshme për zhvillimin infantil dhe një sistem imunitar të shëndetshëm. Në rastin kur ushqyerja me gji nuk është e mundur, ose qumështi i gjirit i pamjaftueshëm, atëherë mund të përdoret qumështi formulë.
Kendamil është një linjë me produkte ushqimore të formuluara specifikisht për foshnjet që nga lindja. Prodhuar në Lake District (zonë e mbrojtur nga UNESCO). Qumështi i dhisë nga Kendamil është formuluar në mënyrë të atillë që të jetë më i avancuari i llojit të tij. Formulë e pasuruar me HMO (Human Milk Oligosaccharides), probiotikë që ndodhen në qumështin e gjirit të nënës, për të rritur imunitetin si dhe me DHA dhe EPA me prejardhje nga algat, për të shmangur tërësisht mundësinë e kontaminimit nga metalet e rënda që ndodhen në vajin e peshkut.
Nuk përmban vaj palme.
Nuk përmban OMGJ.
Qumësht vegjetarian (i çertifikuar).
Përdorimi
Hapi 1: Lani duart, sterilizoni enët e ushqimit sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Hapi 2: Zieni ujin e freskët dhe lejeni të ftohet për 10 minuta para se të shtoni qumështin pluhur. Mos përdorni ujë të zbutur artificialisht ose të zier disa herë. Matni sasinë e ujit të kërkuar në një shishe të sterilizuar.
Hapi 3: Duke përdorur lugën që gjendet brenda në paketim, shtoni numrin e saktë të lugëve me qumësht pluhur në shishe.
Hapi 4: Vendosni një kapak të sterilizuar dhe tundeni mirë shishen për të tretur pluhurin. Hiqeni kapakun dhe zëvendësojeni me një biberon ushqimi të sterilizuar.
Hapi 5: Lejeni qumështin të ftohet. Gjithmonë provoni temperaturën e qumështit në kyçin tuaj para se të ushqeni fëmijën tuaj.
Për përgatitjen e qumështit shtoni 1 lugë pluhur me qumësht për çdo 30 ml ujë (të zier dhe të ftohur sapo).
Në kutinë e qumështit pluhur do të gjeni një tabelë e cila ju udhëzon për mënyrën e përgatitjes së qumështit në bazë të moshës së foshnjes tuaj.
Përbërësit
Whole Goat Milk, Demineralised Goat Whey Powder (from Milk), Vegetable Oils (Sunflower, Coconut, Rapeseed), Galacto-oligosaccharides (from Milk), Lactose (from Milk), Calcium citrate, Choline bitartrate, Potassium chloride, Calcium lactate, Sodium citrate, Magnesium chloride, Sodium ascorbate, Oil from the microalgae Schizochytrium sp., L-Tyrosine, L-Phenylalanine, L-Tryptophan, Potassium hydroxide, Inositol, Oil from Mortierella alpina, L-Isoleucine, Taurine, Calcium phosphate, Iron pyrophosphate, Nucleotides (Cytidine-5’-monophosphate, disodium Uridine-5’-monophosphate, Adensine-5’-monophosphate, disodium Inosine-5’-monophosphate, disodium Guanosine- 5’-monophosphate), L-Carnitine, Zinc sulphate, Vitamin E, Niacin, Calcium pantothenate, Copper sulphate, Thiamin, Riboflavin, Vitamin A, Vitamin B6, Manganese sulphate, Folic acid, Potassium iodide, Sodium selenite, Vitamin K, Vitamin D3, Biotin, Vitamin B12.