Jowae Clarifying Mineral Mask

L2070

Jowae Clarifying Mineral Mask e pasur me Lumifenole me veti antioksidante dhe çaj të bardhë, pastron të gjitha tipet e lëkurave, edhe ato më të ndjeshmet. Kjo maskë ofron një përkujdesje të menjëhershme hidratuese dhe ndriçuese. Perlat mikro-eksfoliuese ndihmojnë në pastrimin e lëkurës. Ekstrakti i çajit të bardhë mbron nga radikalet e lira. Lëkura është e lirë nga papastërtitë, e pastër, e butë dhe uniforme.
98% e përbërësve janë me origjinë natyrale.
E testuar nën kontroll dermatologjik.
Pa paraben, pa fenoksietanol, pa vajra minerale, pa përbërës me origjinë shtazore, pa silikone, pa ngjyrues artificialë.
Udhëzime mbi përdorimin: Aplikojeni 2 herë në javë në një shtresë të trashë. Aktivizojeni teksturën duke e masazhuar për rreth 1 minutë, tekstura transparente transformohet në një shkumë të hollë ngrohëse. Lëreni për 30 sekonda dhe shplajeni me ujë të bollshëm. Evitoni zonën rreth syve.

3 in stock