Description
Maskë rigjeneruese përgjatë gjithë natës, e cila i siguron lëkurës hidratim, riparim intensiv dhe reduktim të rrudhave gjatë gjumit.
Formulim i cili kombinon fuqinë anti-rrudhë të teknologjisë ekskluzive Pro-Collagestine-Fill me përbërës aktivë detoksifikues.
Tekstura e saj e lehtë dhe jo ngjitëse formon një shtresë të padukshme në lëkurë, e aftë për të mbajtur ujin dhe për të rivendosur një nivel optimal të hidratimit.
Pas vetëm një nate lëkura zgjohet me shkëlqimin e munguar prej kohësh.
Lime Caviar – eksfolion butësisht duke larguar qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës pa e dëmtuar atë.
D-Tox Control – stimulon detoksifikimin e lëkurës.
Teknologjia ekskluzive Pro-Collagestine- Fill rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke reduktuar linjat dhe rrudhat.
Përveç kësaj vitaminat A, C dhe E të kapsuluara janë të pasura me antioksidantë për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën.
Përdorimi:
Para se të flini, aplikojeni maskën në vend të kremit tuaj të zakonshëm. (Mund të aplikohet edhe mbi një serum.)
Msazhojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte. Mos e shpëlani.
Të nesërmen në mëngjes vazhdoni rutinën tuaj të zakonshme të përkujdesjes.
Aplikojeni 2-3 herë në javë.