Germaine de Capuccini Excel Therapy O2 CC Cream SPF30

L5500

CC krem me pigment të lehtë dhe faktor mbrojtës 30.

Sasia: 50 ml

PËRSHKRIMI

Ky krem ​​me pigment të lehtë mbulon imperfeksionet duke siguruar lëkurë perfekte çdo ditë, falë 5 efekteve:

Efekt korrigjues: Teksturë e lehtë me fuqi mbuluese e cila minimizon imperfeksionet e dukshme, për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim.

Efekt uniformizues: Kompleks përbërësish me efekt detoksifikues, të cilët ndihmojnë në uniformizimin e tonit të lëkurës.

Efekt mbrojtës: Mbrojtje e lartë me SPF 30 kundër rrezatimit të dëmshëm diellor dhe ndotjes urbane.

Efekt parandalues: Ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme falë veprimit të LIFE CYTOXYGEN, një kompleks me lipozome të cilët lejojnë lëkurën të marrë frymë.

Efekt hidratues: Sodium PCA ndihmon në ruajtjen e nivelit të hidratimit gjatë gjithë ditës.

 Përdorimi:

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mund të mos keni nevojë për një hidratues përpara se të aplikoni CC kremin. Për të gjitha tipet e tjera të lëkurës, aplikoni hidratuesin tuaj të zakonshëm dhe më pas vendosni disa pika nga CC kremi në fytyrë dhe qafë.

Additional information

Nuanca

Beige, Bronze