Description
pH | Forma të acidit hialuronik | PanthenolBetaine |
4.5 – 5.5 |
5 |
+ |
Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe pa vajra | Gluten free | Malassezia free | I sigurtë të përdoret në shtatëzani
Për kë është?
Për të gjitha llojet e lëkurave, por veçanërisht për ato normale në të thata. Për lëkurat mikse dhe të yndyrshme, shihni versionin tonë Light.
Lloji i lëkurës | Problematika e lëkurës | Tekstura |
për të gjitha llojet e lëkurave, por veçanërisht për ato normale në të thata | lëkurë e dehidratuar, barrierë e dëmtuar | teksturë e lehtë si mëndafsh, nuk ngjit, teksturë xhelatinore |
Përdorimi:
Aplikoni disa pika serumi direkt në lëkurë ose shtojani ato hidratuesit tuaj të preferuar dhe aplikojeni në lekurë përzierjen. Mund të përdoret në rutinën e mëngjesit dhe atë të mbrëmjes.
Përbërësit:
Sodium Hyaluronate Crosspolymer – një gjeneratë e re e acidit hialuronik croos-linked, ku aftësia lidhëse e tij me ujin është disa herë më e madhe se sa aftësitë lidhëse të acidit hialuronik të thjeshtë. Gjithashtu, kjo formë ofron hidratim që zgjat më shumë në kohë.
Sodium Hyaluronate – Forma më e përhapur, formë kripe e acidit hialuronik që gjendet në këtë formulim me peshë të madhe dhe të vogël molekulare.
Tremella Fuciformis (Kërpudhë) – Ekstraktet e kërpudhës së njohur për vetitë lidhësë me ujin. Ato përmbajnë përbërës me bazë sheqeri duke përfshirë acidin Glucuronic, një nga përbërësit ndërtues të acidit hialuronik. Gjithashtu është edhe një teksturë elegante, jo ngjitëse dhe ka veti të tjera antioksiduese.
Hydrolized Hyaluronic Acid – Një version me peshë të ulët molekulare i acidit hialuronik që ështe i njohur për vetitë e tij të përforcimit të barrierës së lëkurës dhe mekanizmave të saj mbrojtëse.
Panthenol – Një përbërës klasik në kujdesin e lëkurës që është i njohur për vetitë qetësuese, hidratuese dhe mbrojtëse.