Description
Dermedic Sunbrella Baby Milk Spray SPF 50 krijon një film mbrojtës në lëkurën e fëmijës, duke parandaluar penetrimin e rrezeve UV.
- Ky produkt përmban filtra mineralë, të cilët janë të tolerueshëm nga lëkura delikate e fëmijëve dhe bebeve.
- Në përbërje të tij, gjendet një prekursor i Vitaminës D, i cili në kontakt me rrezatimet UV konvertohet në Vitaminë D3.
- Vaji i Ullirit, Glicerina dhe Uji Termal reduktojnë skuqjet, qetësojnë djegiet e lëkurës dhe ndihmojnë në rigjenerimin e saj.
- Vitamina E ka veti antioksidante dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Tekstura e tij delikate depërton në lëkurë, duke ndihmuar në ushqimin dhe hidratimin e saj.
- Hipoalergjik.
- Fotostabël.
- Kundër ujit.
I përshtatshëm për përdorim tek fëmijët dhe bebet mbi 6 muaj.
Përdorimi:
Aplikojeni në lëkurën e fëmijës të paktën 15 minuta para ekspozimit në diell.
Përsëriteni aplikimin disa herë gjatë ditës, sidomos pas kontaktit me ujin.