Description
Serumi i lëngshëm antioksidant i fytyrës Dermedic Oilage është një perkujdesje e dedikuar për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me shenja plakjeje.
Formula e serumit kombinon përbërësit me një sërë vetish të dobishme për lëkurën.
Formula moderne e serumit kundër plakjes rikthen qëndrueshmërinë dhe pamjen rinore të lëkurës, rigjallëron intensivisht lëkurën dhe përmirëson hidratimin dhe butësinë e saj.
Serumi forcon lëkurën dhe redukton rrudhat. Falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, mbron lëkurën nga radikalet e lira.
89.6% e përbërësve janë me origjinë natyrale. Produkti është jo komedogjenik, hipoalergjik dhe i testuar klinikisht.
Përdorimi:
Aplikoni disa pika të serumit në fytyrë, qafë dhe dekolte. Masazhojeni butësisht derisa te përthithet.