Sale!

Caudalie Vinopure Anti-Blemish Duo Set

L3760

Një set i limituar që përmban Serumin Vinopure dhe hidratuesin me acid salicilik të përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme.

Out of stock

Description

Caudalie – Vinopure Blemish Control Salicylic Serum (30ml)

Serumi i Caudalie Vinopure Blemish Control Salicylic Serum zvogëlon papërsosmëritë dhe rafinon strukturën e lëkurës, duke ofruar një shkëlqim të shëndetshëm.

Ky trajtim i fuqishëm është i zhvilluar posaçërisht për lëkurën e prirur ndaj akneve përmes fuqisë së përbërësve aktivë me origjinë natyrale. Me një formulë të pasur dhe efektive, ky serum jo vetëm të zvogëlon papërsosmëritë, por edhe zhbllokon dhe ngushton poret. Pas çdo aplikimi, ju do të keni një lëkurë më të shëndetshme, me një strukturë të rafinuar dhe një shkëlqim të bukur natyral. Të gjitha këto përfitime janë të mundura falë produktit jokomedogjen dhe jo fotosensibilizues i testuar dermatologjikisht.

Karakteristikat:

  • Tekstura: serum
  • Trajton problematikat e lëkurës: lëkurë të prirur ndaj akneve, njolla, pore të zgjeruara, sebum i tepërt
  • Koha e aplikimit: mëngjes dhe mbrëmje
  • Mosha: +12
  • Lloji i lëkurës: lëkurë mikse, e yndyrshme dhe e prirur ndaj akneve

Udhëzime mbi përdorimin

Përdoreni serumin Caudalie Vinopure Blemish Control Salicilik si pjesë e rutinës suaj të mëngjesit dhe të mbrëmjes në lëkurë të pastër dhe të thatë. Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë, duke lejuar lëkurën të thithë plotësisht formulën përpara se të vendosni hidratuesin tuaj. Plotësojeni aplikiimin e tij me produkte të tjera të së njëjtës gamë për të arritur rezultate sa më optimale.

Caudalie – Vinopure Matt Effact Fluide ( 15 ml)

Pasuruar me hidrolate organike trëndafili, polifenole fara rrushi dhe vajra esencial organik , ky fluid hidratues dhe matifikues thith sebumin e tepërt, ndihmon në zvogëlimin e papërsosmërive dhe rafinon strukturën e lëkurës. Lëkura rikthen menjëherë shkëlqimin dhe freskinë.

Tekstura e lehtë dhe freskuese i jep rehati të menjëhershme lëkurës si dhe një efekt mat.

Aromë e lehtë, 100% natyrale, falë koktejit të vajrave esencial që i jep një frymë freskie çdo aplikimi.

Udhëzime mbi përdorimin

Vendoseni në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë, vetëm ose pas serumit. Shmangni zonën e syve.