Blevit Plus Optimum 8 Cereales 6m+

L920

Muhalebi me 8 drithëra për fëmijë nga 6 muajsh

Forme Doza : 2 x 200 g

 

10 in stock

Description

Blevit plus Optimum 8 Cereals është një muhalebi me 8 drithëra (grurë integral, tërshërë, triticale, oriz, grurë të plotë, misër, thekër, elb).

Karakteristikat:

* 0% Sheqerna të prodhuara: nuk përmban sheqerna të prodhuara që rrjedhin nga proçesi i dekstrinimit, pra nuk e le fëmijën të mësohet me shijet tepër të ëmbla dhe konsumimin e tyre të zakonshëm.

* 50% e drithërave janë drithëra të plota: sigurojnë fibrat dhe mineralet që gjenden në shtresën e jashtme të kokrrës së drithërave, dhe që kanë një vlerë të lartë ushqyese.

* E vetmja muhalebi me fruktooligosakaride, bifidobaktere dhe laktobacille.

* Me përmbajtje të lartë të kalçiumit dhe hekurit, si dhe burim i 9 vitaminave: kontribuon në zhvillimin dhe rritjen e foshnjës.

* Me përmbajtje të lartë fibrash.

* Pa konservues, kripë të shtuar, shije artificiale, pa transgjenikë, pa dekstrinë.

Ky formulim ka vlera të larta ushqyese dhe përbën një vakt të plotë ushqimor për fëmijët mbi 6 muajsh.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, është një burim ideal energjie.

 

Përdorimi:

Përgatiteni muhalebinë përpara se tja jepni fëmijës tuaj për ta konsumuar.

Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të shpërndahet pluhuri në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi homogjene dhe me shije të këndshme.

Nëse doni ta konsumoni në shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë gjelle me pluhur muhalebie në një ose më shumë nga konsumimet ditore të qumështit.

Nëse do e përdorni si vakt të plotë ushqimor për fëmijët: Shtoni 7 lugë gjelle (30 g) në 200 ml qumësht të nxehtë për foshnjat ose Blemil plus.

Përziejini me kujdes në një pjatë derisa të përftoni një muhalebi homogjene me një aromë të shijshme natyrale.

I trazojmë me kujdes derisa të homogjenizohet.

Produkti ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme.

Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.