Blevit Plus Optimum 5 Cereales 6m+

L920

Drithëra të shijshme, me gluten për fëmijë mbi 6 muajsh.

Forme Doza :400 g

 

10 in stock

Description

Blevit plus Optimum 5 Cereals është një kombinim drithërash i përbërë nga grurë integral, tërshërë, oriz, thekër dhe elb.

Kur jeni duke kërkuar për një muhalebi pa dekstrinë, me vitamina, kalçium dhe hekur, mendoni për drithërat Optimum 5:

-0% sheqerna të prodhuar:

-0% Sheqerna të shtuar;

-pa sheqerna të shtuara ose të prodhuara nëpërmjet procesit të dekstrinimit.

Kjo e pengon fëmijën të mësohet me shijet tepër të ëmbla dhe konsumimin e tyre të zakonshëm.

50% e drithërave të përdorura janë drithëra të plota: sigurojnë fibrat dhe mineralet që gjenden në shtresën e jashtme të kokrrës së drithit. Ato kanë një vlerë të lartë ushqyese.

Optimum 5 Cereals është një muhalebi që përmban fruktooligosakaride, bifidobaktere dhe laktobacile.

Përmbajtja e lartë në kalçium dhe hekur si dhe prania e 9 vitaminave bën që këto drithëra të:

-kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen normale të fëmijëve tuaj;

-ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave;

-kontribuojnë në pasjen e funksioneve konjitive normale.

Kanë një përmbajtje të lartë fibrash.

Pa konservues.

Pa kripëra të shtuara.

Pa shije artificiale.

Mos harroni se muhalebitë me drithëra janë një formulim ushqyes, i ekuilibruar dhe i plotë që përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës që në muajt e parë të jetës.

Përdorimi:

Përgatiteni muhalebinë përpara se t’ja jepni fëmijës tuaj për ta konsumuar.

Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të shpërndahet pluhuri në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi homogjene dhe me shije të këndshme.

Nëse doni ta konsumoni në shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë të nivelit të produktit në një ose më shumë nga konsumimet ditore.

Nëse do e përdorni si vakt të plotë ushqimor për fëmijët: Shtoni 7 lugë gjelle (30 g aporx) në 200 ml qumësht të nxehtë për foshnjat ose Blemil plus.

Përziejini me kujdes në një pjatë derisa të përftoni një muhalebi homogjene me një aromë të shijshme natyrale. I trazojmë me kujdes derisa të homogjenizohet. Produkti ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme.

Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.