Blevit Plus Frutas sin Gluten 4m+

L1690

Muhalebi me drithëra dhe fruta për fëmijë mbi 4 muajsh

Forme Doza :2* 300 g

 

10 in stock

Description

Blevit plus Fruits pa gluten është një muhalebi e përbërë nga orizi kaf, misri, fruktooligosakaridet dhe inulina.

Përmban tul frutash ekuivalent me 25 g fruta të freskëta (portokall, mollë, banane, ananas, dardhë dhe kivi) që e bën atë ideal për futjen e frutave në dietën e foshnjeve, të cilët ndonjëherë refuzojnë t’i konsumojnë ato për shkak të aciditetit që kanë.

Blevit plus Frutas sin Gluten përftohet nëpërmjet një sistemi ekskluziv enzimatik dekstrinimi, që përshtat përbërjen e drithërave me shkallën e zhvillimit të sistemit tretës të foshnjës, me qëllim që të përthithet sa më mirë dhe sa më lehtë.

Përmban fruktooligosakaride, që janë burim i fibrave të tretshme.

Blevit plus Fruits pa gluten ka një përmbajtje të lartë kalçiumi dhe hekuri dhe është burim i 13 vitaminave, të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Blevit plus Fruits pa gluten nuk përmban sheqerna të shtuara.

Ruan aromën dhe shijen natyrale të drithërave.

Nuk përmban gluten.

Përdorimi:

Përgatiteni muhalebinë përpara se tja jepni fëmijës tuaj për ta konsumuar.

 Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të shpërndahet pluhuri në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi homogjene dhe me shije të këndshme.

Nëse doni ta konsumoni në shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë gjelle me pluhur muhalebie në një ose më shumë nga konsumimet ditore të qumështit.

Nëse do e përdorni si vakt të plotë ushqimor për fëmijët: Shtoni 8 lugë gjelle (35 g) në 200 ml qumësht të nxehtë për foshnjat ose Blemil plus.

Përzjejini me kujdes në një pjatë derisa të përftoni një muhalebi homogjene me një aromë të shijshme natyrale.

I trazojmë me kujdes derisa të homogjenizohet.

Produkti ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme.

Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.