Blevit Plus 8 Cereales con Miel 5m+

L1093

Muhalebi me 8 drithëra dhe mjaltë për për fëmijë nga 5 muajsh

Forme Doza :2* 300 g

 

10 in stock

Description

Blevit plus 8 Drithëra me mjaltë është një muhalebi që kombinon në mënyrë të balancuar 8 drithëra të ndryshme dhe mjaltë.

 Përmban vetëm sheqerna natyralë.

Karakteristikat:

-Përmbajtje shumë të ulët sheqeri: Ka 0% sheqerna të shtuar, me qëllim që fëmijët të mos mësohen me shije shumë të ëmbla.

-Përmban fruktooligosakaride (FOS) dhe drithëra që janë burim i fibrave të tretshme.

-Përmban drithëra të plota. Konsumimi i tyre ndihmon në rritjen e shëndetshme, marrjen e karbohidrateve komplekse dhe balancimin e dietës ushqimore.

-Siguron Bifidobacterium infantis IM1: Bifidobacteria të patentuar dhe ekskluzive për Laboratorwt Ordesa.

-Ka vlera të larta ushqyese. Përmban në sasi të lartë kalçium, hekur dhe 9 vitamina.

Hekuri kontribuon në zhvillimin normal konjitiv të fëmijëve. Kalçiumi dhe vitamina D janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Përveç kësaj, vitamina D kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar të fëmijëve.

Blevit me 8 drithëra dhe mjaltë ka vlera ushqyese tepër të larta dhe jo vetëm kaq: ka shije të ëmbël dhe aromë shumë të këndshme prandaj fëmijët do e adhurojnë.

Për përftimin e muhalebisë përdoret një sistem ekskluziv enzimatik dekstrinimi që përshtat përbërjen e drithërave me shkallën e zhvillimit të sistemit tretës së foshnjës tuaj.

Mos harroni se qulli i drithërave është një ushqim i ekuilibruar dhe i plotë që përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës që në muajt e parë të jetës.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, janë një burim ideal energjie.

Përdorimi:

Përgatiteni muhalebinë përpara se tja jepni fëmijës tuaj për ta konsumuar.

Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të shpërndahet pluhuri në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi homogjene dhe me shije të këndshme.

Nëse doni ta konsumoni në shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë gjelle me pluhur muhalebie në një ose më shumë nga konsumimet ditore të qumështit.

Nëse do e përdorni si vakt të plotë ushqimor për fëmijët: Shtoni 7 lugë gjelle (30 g ) në 200 ml qumësht të nxehtë për foshnjat ose Blemil plus.

Përziejini me kujdes në një pjatë derisa të përftoni një muhalebi homogjene me një aromë të shijshme natyrale.

I trazojmë me kujdes derisa të homogjenizohet.

Produkti ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme.

Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.