Bioscalin – TricoAGE 45+ Shampoo Rinforzante Anti-Aging
L1248
TricoAGE 45+ Anti-aging Shampoo: kundër dobësimit të flokëve të femrave Flokët e butë dhe me shkëlqim e rrisin bukurinë, flokët jane pjesë e identitetit të femrës dhe kujdesi për to është i rëndësishëm për elegancën dhe feminitetin. Me kalimin e viteve, sidoqoftë, flokët e humbin formën origjinale: shkëlqimi zbehet, fibrat thahen dhe dobësimi i flokëve është më evident. Bioscalin ® TricoAGE 45+ Anti-aging shampo është një shampo forcuese e indikuar specifikisht në rastet e hollimit të flokëve tek femrat. Në menopauzë dhe në periudhën pas, ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në mirëqënien e flokëve, që gradualisht humbin densitetin, fortësinë dhe shkëlqimin. Duke mbështetur veprimin ushqyes të suplementit dhe ampula kundër rënies së të njejtës linjë, Bioscalin Anti- Aging Shampoo Shampoo TricoAGE 45+ pastron butësisht lëkurën dhe flokët pa prishur filmin hidrolipidik dhe duke dhënë një veprim rivitalizues në fibrën e flokut.
Tekstura e pasur dhe kremoze rivendos butesinë dhe fortësinë tek flokët. Formula e saj përmban: BioEquolo ® – kombinim me origjinë bimore i ekstrakteve të përzgjedhura të Ajuga Reptans dhe sojës së fermentuar, që ndihmojnë të veprojnë kundër dobësimit të flokëve e shkaktuar nga avancimi i moshës. Biogenina ® – përbërës aktiv që forcon dhe ushqen fibrën e flokut. ColorCare – kompleks i përbërë nga një përbërës aktiv me veti antioksidante, që mbron fibrën nga radikalet e lira, dhe Ceramide specifike, që veshin fibren, për të mbrojtur flokun, i jep shkëlqim dhe zgjat kohëzgjatjen e ngjyrës.
E testuar dermatologjikisht.
Pa paraben.
Udhëzime mbi përdorimin:
Aplikojeni në flokë të lagur, masazhojeni butësisht, lëreni të veprojë për disa minuta dhe shplajeni.
23 in stock