Si kusht për përdorimin e shërbimeve të ofruara prej nesh, ju garantoni dhe deklaroni që jeni mbi moshën 18 vjeç,keni zotësi të plote për të vepruar si dhe keni aftësinë mendore për të marrë përgjegjësinë për veprimet tuaja dhe mund të lidhni një marrëveshje ligjore me ne. Nëse subjekti farmaceutik Irma Prifti do të tregtojë ndonjë produkt të destinuar për persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kjo nuk do të thotë që i mituri është i lejuar të kryeje porosi për blerjen e produkteve tona. Çdo porosi për blerjen e produkteve të destinuar për persona të mitur duhet të kryhet nga prindërit apo kujdestari ligjor i të miturit.
Me çmim të produktit do të kuptohet shuma në leke e publikuar në krah të produktit qe do të porositet prej jush. Në çmimin përfundimtar përfshihet TVSH dhe të gjitha taksat apo detyrimet fiskale.
Dorëzimi i mallit në adresën e specifikuar nga porositësi do te kryhet me pagese. Si rrjedhojë, shuma e pagesës se transportit do ti shtohet çmimit të shitjes.
Pagesa do të kryhet sipas menyres së parashikuar ne website ne momentin e porosise.
Ne do të mundohemi të tregohemi sa me të saktë që të jete e mundur në përshkrimin e produktit që shesim. Nëse konstatoni se tëdhënat e produktit të dorëzuar nuk janë në përputhje me përshkrimin e dhënë prej nesh, ju duhet të kontaktoni subjektin farmaceutik Irma Prifti menjëherë dhe të ktheni produktin. Produkti duhet të kthehet i papërdorur dhe në paketimin origjinal. Produkti i kthyer duhet të ketë të gjithë dokumentet qe provojnë identitetin e klientit, tëdhënat e porosisë dhe tëkryerjes se pagesës. Afati për denoncimin e të metave në përshkrimin e produktit dhe për kthimin e tij është 14 dite. Shpenzimet përkthimin e produktit janë në ngarkim të subjektit farmaceutik vetem nese nuk ka perputhshmeri të pershkrimit dhe produktit te kerkuar, ne te kundert ,cdo shpenzim (shpenzime transporti dhe shpenzime bankare) per kthime i perket klientit. Kthimi i produktit do të kryhet në adresën e subjektit farmaceutik Irma Prifti, të deklaruar në fillim të këtij dokumenti.
Nëse produkti i dorëzuar prej nesh ka të meta apo dëmtime, klienti duhet të kontaktojë menjëherë subjektin farmaceutik, i cili do të kryeje verifikimet e nevojshëm për të metat e produktit. Nëse pretendimet e klientit gjenden të vërteta, subjekti farmaceutik do të procedoje me dërgimin e një produkti pa të meta ose me kthimin e shumes se paguar nga klienti. Produkti i kthyer duhet të ketë të gjithë dokumentet qe provojnë identitetin e klientit, të dhënat e porosisë dhe të kryerjes se pagesës. Afati për denoncimin e të metave të sendit dhe për kthimin e tij është 14 dite. Kthimi i produktit do të kryhet në adresën e subjektit farmaceutik Irma Prifti ,të deklaruar në fillim të këtij dokumenti.
Produkti do të dorëzohet brenda 5 (pese) ditëve nga kryerja e porosisë. Për çdo porosi të kryer, do tëjepet dhe afati i përafërt i dorëzimit të produktit, i cili do të jetë në varësi të vendndodhjes tuaj dhe të mënyrës së dërgimit. Nëse produkti nuk i dorëzohet klientit brenda 5 (pese) ditesh nga kryerja e porosisë, klienti ka të drejte të kërkojë kthimin e shumes se paguar.
Klienti merr përsipër qe të japë të dhëna të sakta, që do të jenë të nevojshme për dorëzimin e sendit. N.q.s. sendi nuk dorëzohet për shkak të gabimeve në të dhënat e deklaruara nga klienti në llogarinë e tij ose të dhënat e deklaruara në momentin e blerjes, subjekti farmaceutik merr përsipër ridërgimin e produktit. Të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e sendit dhe ridërgimin e tij janë në ngarkim të klientit.
Subjekti farmaceutik Irma Prifti kryen dërgesa në adresa brenda territorit të Republikës se Shqipërisë si edhe ne Kosove, Mal I Zi dhe Maqedoni.