Peeling kimik eshte nje teknike e perdorur per te permiresuar pamjen e lekures, te fytyres, te qafes, ose te duarve. Perdoret nje solucion I cili ben eksfolimin e lekures. Ne kete menyre mjekimi me peeling lemon, uniformizon dhe rigjeneron lekuren, duke hequr qelizat e vdekura.
Kjo procedure estetike realizohet ne disa thellesi, me substanca te ndryshme, ne varesi te tipit dhe te vecorive te lekures
Peeling siperfaqesor : Acide alfa-hidroxi (ac.lactic, ac.citric, ac. Glikolic.)hyjne ne shtresen siperfaqesore te lekures dhe ndihmojne ne eksfolimin e saj. Keto acide perdoren per te korrektuar ndryshimet e ngjyres si edhe per te dhene nje pamje te fresket te lekures
Peeling mesatar: Ac glycolic ose trikloracetic arrijne deri ne strukturat e mesme te lekures dhe largojne qelizat e plakura. Mund te korrektojne njollat e moshes, rrudhat siperfaqesore, dhe uniformizojne ndryshimet e ngjyres. Acidet e perdorura lemojne lekuren e ashper si edhe eleminojne lezionet prekanceroze, si keratozat aktinike.
Peeling I thelle: acidi trikloracetik dhe fenolet perdoren per te arritur ne shtresat e thella te lekures dhe permiresojne ndjeshem pamjen e lekures. Per kete arsye perdoret vetem nje here ne fytyre.
Kunderindikime: Shtatzania dhe laktacioni,perdorimi I isotretinoines ne 6 muajt e fundit, nqs vuan nga rosacea, dermatit, psoriasis, vitiligo, lifting facial recent, infeksone ose plage te hapura.
Para procedures: Duhet mjekimi antiviral (acyclovir), perdorimi I kremit me vitamin A, 2 jave para dhe kremit me ac glicolik 6-8 jave pas procedures. Depilimi dhe perdorimi I produkteve eksfoliante nuk lejohen
Si behet peeling kimik?
Pas pastrimit te mire te lekures aplikohet solucioni I zgjedhur dhe lihet te veproje. Normalisht shfaqet nje ndjesi pickimesh dhe djegie e lehte.PAsi ka kaluar koha e veprimit solucioni largohet nga fytyra dhe aplikohet nje krem qetesues
Pas procedures:
Peeling siperfaqesor: Sherimi zgjat afersisht 7 dite, gjate te cilave lekura mund te deskuamohet ( shfaqen si kore) dhe skuqet. Aplikimi I kremit te fotoproteksionit duhet filluar sa me pare
Peeling mesatar: sherimi zgjat 7-14 dite. Reagimi natyral I lekures eshte me I fuqishem se sa te peeling siperfaqesor . LEkura behet e kuqe, e enjtur ( sidomos dy ditet e para)Mundet qe qepallat te mbyllen dhe te shfaqen vezikula me likid . Do formohen krusta te cilat do te deskuamohen afersisht ne 7 dite. Eshte i nevojshem nje hidratim I vazhdueshem,mbrojtja me krem, si edhe e detyrueshme mjekimi me antiviral. Dalja ne diell duhet te evitohet deri ne sherimin e plote.
Peeling I thelle: sherimi mund te zgjase deri ne tre jave
Micorneedling , mesoterapi
Mesoterapia eshte nje procedure minim invasive nepermjet se ciles aplikohen substance anti-aging (minerale, aminoacide, vitamin, ac. Hialuronik)ne zonat e trajtimit. Rekomandohet ne terapite e rimodelimit te fytyres dhe trupit.
Mesoterapia mund te behet me disa teknika,
Me ane te injektimit direkt ne thellesine e duhur per zonen te cilen duam te mjekojme , me largesi afersisht nje cm ndermjet pikave te injektimit.
Me ane te mekanizmave me mikrogjilpera (dermopen, dermaroller), te cilat bejne disa kanale ne epiderme . Me ane te ketyre kanaleve substancat drejtohen drejt shtresave te thella te lekures.
Thellesia dhe shpejtesia e aplikimit ndryshon ne varesi te zones dhe te efekteve te deshiruara
Per mezoterapine e trupit perdoren substanca te perzjera per dobesim te lokalizuar, per zbehjen e celulitit dhe te strijave.
Mezoterapia e skalpit rigjeneron floket dhe kontrollon seborrene .
Rekomandohet kryesisht ne personat qe kane lekure te dehidruar , me hiperpigmentime, ne fytyre, dekolte, duar. Ne personat qe kane fotoplakje te lekures, pore te hapura, rrudha siperfaqesore, nolla apo cikatrice postakne. Ne lipolize te lokalizuar, per trajtimin e strijave
Ky mjekim ka si objektiv prodhimin e kolagjenit dhe permiresimin e struktures se lekures, zbehjen e njollave, te diskromive, zvogelimin e poreve, cikatriceve dhe strijave. Stimulon rigjenerimin e flokut.
Kunderindikimet:
Infeksione kronike ( Hepatite virale, HIV, )
Mjekim me antikoagulante dhe antiagregante
Alergji nga substancat e perdorura
Shtatzani, laktacion.
Semundje autoimune nen mjekim me imunosupresor Infeksione ose semundje akute ne zonat qe do mjekohen.
Punoi: Dr. Elda Ziu
Dermatologe
Pjese e stafit te Klinikes IGEA.