Niveli i vitamines D3 duhet matur gjithmone tek cdo individ,duke perfshire moshat nga 1 vjec e deri ne moshat e treta.
Rendesia e vitamines D sidomos ne kete periudhe te vitit ku virozat dhe patologjite e sistemit respirator,tretes,kardiovaskular,kockor e vuajne shume mungesen e saj,pra mungesen e perthithjes dhe ekspozimit ndaj rrezeve diellore dhe jetes sedentare.
Vitamina D rekomandohet marrja nga mosha 21 ditesh deri ne moshen 6 vjecare tek femijet cdo dite.
Per moshat 20 -35 vjec duhet bere matje e nivelit te formes se hidroksiluar te saj(vit D3(OH)25)per te pare nese organizmi mjaftohet me ushqimet qe marrim apo duhet marre shtese ne trajte suplementi,kjo vlen dhe per stinen e veres ne doza me te vogla.
Per moshat 35-70 eshte e detyrueshme berja e ekzaminimit sepse eshte mosha ku deficienca ne minerale dhe vitamina behet me dukshme,si rrjedhoje e ngarkeses ne pune ,studimet ,dhe kequshqyerje,djersitje e shtuar.
Vitamina D3 nuk eshte e nevojshme vetem per sistemin kockor por eshte e nevojshme per te gjitha sistemet e mesiperme te cituara.
Gjate kryerjes se mineralometrise dhe vitaminometrise ne farmacine tone ne 1234 qytetare nga mosha 2 -70 vjec kane rezultuar me nivele te uleta cilesore te perberesve te matrixit kockor,ku kalciumi eshte nje prej tyre .Terapia me vit d3 per 3 muaj ne varesi te niveleve te paraqitura,ka rezultuar efikase ne rritjen e barrierave imunitare,ne perthithjen e kalciumit,ne stabilitetin emocional.
MOS NEGLIZHONI KONTROLLET RUTINE DHE EKZAMINIMET SEPSE DETAJET BEJNE DIFERENCEN NE PERDITSHMERINE TUAJ.
MERRNI SUPLEMENTET NE VARESI TE PROBLEMATIKAVE DHE USHQEHUNI SHENDETSHEM.
DUAJENI VETEN DHE FEMIJET TUAJ.
STINA E VERES BEHET ME E BUKUR ME NJE ORGANIZEM TE SHENDETSHEM.
Punoi: Dr. Julinda feracaku