Magnesi dhe kaliumi jane dy minerale te rendesishem per funksionimin e organizmit tone.
Te dy ndihmojne ne funksionin e mire te pompes Na/K e cila ndodhet ne membranen qelizore dhe ndihmon ne transportin e lendeve te rendesishme per funksionimin e mire te qelizave te organizmit.
Magnesi gjate veres ,nga djersitja e shtuar harxhohet ne sasi te medha duke dhene lodhje,irritabilitet nervor,krampe muskulare,pagjumesi,ose zgjime gjate nates,keqperthithje te kalciumit,dhe keqfunksionim te sistemit nervor.
Kaliumi eshte i rendesishem per mbrojtjen e sistemit kardiovaskular,duke parandaluar aritmite,ose rrahjet e shpeshta te zemres,aterosklerozen ,parandalon tromboembolite,parandalon krampet muskulare ose dhimbjet e muskujve.
Rendesia e ketyre dy mineraleve duhet te mbahet ne norme per funksionim e mire te organizmit.
Femijet duke qene shume aktiv ,dhe ata qe merren aktivitet fizik dhe mendor te shtuar e vuajne shume mangesine e tyre.
Gjate veres trupi eshte me i ekspozuar ndaj sulmeveve te semundshmerise edhe pse nuk kushtohet shume rendesi per vizita te pergjithshme.
Ju keshillojme marrjen e shtojcave ushqimore duke ngrene ushqimeve me perqindje te larta te ketyre elementeve dhe sidomos te keni parasysh problematikat qe kane te bejne me traktin tretes.
Hidratohuni mire gjate veres,sa me pak ushqime dhe pije te konservuara,konsumoni fruta ,perime dhe sa me pak mish te kuq.
Drejtohuni prane mjekut dhe farmacistit tuaj per te marre sasine e duhur te magnesit dhe kaliumit,duke pasur shendet te mire dhe mireqnie mendore.
Punoi: Dr. Julinda Feracaku