Description
- Vitamina B9 (acid folik) nga Alta Natura, Macrovyt,ndihmon në mbarëvajtjen e shtatëzanis dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe funksionin psikologjik.
- Marrja shtesë e acidit folik rrit sasinë e folateve të nënës. Një sasi e ulët e folateve të nënës është një faktor rreziku për shfaqjen e problemeve në tubin nervor të fetusit.
- Acidi folik së bashku me vitaminën B12, është i rëndësishëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Deficenca e acidit folik mund të reduktojë aftësinë e qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin, dhe quhet anemi makrocitike (anemi e qelizave të mëdha). Së bashku, këto dy vitamina ndihmojnë në mirë funksionimin e nervave.
Acidi folik është thelbësor për krijimin e ADN-së (materialit gjenetik) brenda cdo qelize të trupit, duke lejuar secilën qelizë të replikohet në mënyrë perfekte.
Përdorimi:
- Këshillohet 1 tabletë në ditë .
- Në rast shtatëzanie , rekomandohen 2 tableta në ditë larg vakteve të ushqimit .