Description
Eksfoljuesi më i fortë nga Geek & Gorgeous me 12% AHA + kompleksin qetësues nga bima Kaktus, të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer duke na dhënë një cehre komplet të re brenda natës dhe lëkurë më të re nëse e përdorim vazhdimisht.
Është provuar klinikisht efikasiteti i sasive të përdoruara të acideve në këtë formulë. 12% i acidit glikolik dhe laktik largojnë qelizat e vdekura nga lëkura pa e irrituar atë.
pH | Acid Glikolik | Acid Laktik |
3.5 – 3.9 | 10% | 2% |
Nëse përdoret rregullisht, ai nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson pamjen e vijave dhe rrudhave, redukton njollat kafe dhe përgatit më së miri lëkurën për të marr të gjitha trajtimet e mëvonshme.
Ne kombinojmë AHA-të me ekstraktin qetësues të Kaktusit për të reduktuar irritimin që mund të vij nga sasia e konsiderueshme e acideve dhe gjithashtu kemi shtuar humektant të tjerë për të rritur hidratimin.
Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe vajra esencial | Gluten free | E sigurtë të përdoret në shtatëzani
për kë është?
Për të gjithë! Ok, pothuajse për të gjithë. Me përjashtim të rasteve kur lëkura juaj është shumë e ndjeshme ose e prirur ndaj skuqjes (në këtë rast hidhini një sy Calm Down). Ne e rekomandojmë veçanërisht nëse fokusi juaj është rinia e zgjatur, nëse keni hiperpigmentim ose nëse dëshironi një lëkurë më të njëtrajtshme, të lëmuar dhe plot shkëlqim.
Lloji i lëkurës | Problematika e lëkurës | Tekstura |
për të gjitha llojet e lëkurave me përjashtim të lëkurave shumë të ndjeshme dhe të prirura ndaj skuqjes | lëkurë pa vitalitet, rrudha, njolla të errëta, lëkurë e hiperpigmentuar dhe tonalitet jo i njëtrajtshëm | teksturë e lehtë ujore, si tonik |
përdorimi:
Rekomandohet të përdoret menjëherë pasi pastrojmë fytyrën. Përdoreni si tonik, me një pambuk ose e përhapim direkt me duar. Shmangeni zonën rreth syve.
Mund ta përdorni duke filluar nga 1 herë në javë deri disa herë në varësi të nivelit të tolerancës së lëkurës. Mund të keni disa pickime të vogla në momentin që e vendosni, por është normale dhe largohet brenda disa minutave. Mund t’i shmangni pickimet nëse e vendosni direkt në lëkurë të thatë dhe nuk përdorni eksfoljant të tjerë ose scrub gjatë kohës që përdorni Smoot Out.
***AHA e bën lëkurën të ndjeshmë ndaj diellit kështu që duhet përdorur kremi i diellit në mëngjes.
përbërësit:
Acid Glikolik – Acidi më i testuar dhe me efikas, i cili jo vetëm eksfoljon, por edhe nxit kolagjenin dhe redukton hiperpigmentimin, njollat kafe.
Acidi Laktik – Acidi i dyte pas Glikolik-ut i njohur për efikasitetin e tij, por njëkohësisht është edhe humektant.
Ekstrakt kaktusi dhe majaje – Një kombinim unik, të cilët përmbajnë peptide me peshë të ulët molekulare, karbohidrate dhe minerale që nuk lejojnë irritimin e lëkurës.
Galactoarabinan – Ekstrakte të një polisakaridi natyral nga pemët e durëvë halorë qe reduktojnë humbjen e ujit trans-epidermale dhe rrisin efikasitetin e eksfoljantëve.
Panthenol – Një përbërës klasin ne përkujdesjen e lëkurës që qetëson, hidraton dhe mbron lëkurën.
Xylitylglucoside+Anhydroxylitol+Xylitol – Humektant me bazë sheqeri që rrit mundësitë për tu lidhur me ujin dhe përforëcon barrierën e lëkurës.
Sodium Hyaluronate Crosspolymer – Një gjenartë e re e acidit hialuronik crossed-linked, aftësitë hidratuese të të cilit janë shumë herë më të mëdha se acidi hialuronik i thjeshtë.