Description
Acidi Azelaik është i provuar klinikisht për efektet e tij 3 në 1: redukton shenjat, pigmentimet dhe skuqjen. Kjo formule përdor një gjenaratë të një formë të tretshme në ujë që quhet PAD dhe ka të njëjtat veti si acidi Azelaik, por në një formulim dhe teksturë më elegante, oil free.
Gjithashtu, PAD është i testuar që rregullon tonusin e lëkurës dhe kontrollon nivelin e yndyrës.
pH | Azeclair (Formë e acidid Azelaik) | AllantoinGlycerin |
5.5 – 6.5 | 20% | + |
Në këtë formulë ne përdorim 20% Azeclair, një solucion që përmban 6% PAD. Ndoshta 6% tingëllon si një numër i vogël, por kur vjen puna tek përbërësi PAD, është përqëndrim goxha i lartë. Kjo molekulë është efektive në përqëndrimin 1-3% dhe klinikisht është testuar që në këtë përqëndrim ajo ka efekte në normalizimin e nivelit të yndyrës dhe tonusit. Ndërkohë një studim i publikuar në Journal of Dermatological Treatment tregon që përdorimi i 5% PAD jep rezultate më menaxhimin e rosacea-s.
***Bazuar në eksperincën tonë, personat që janë sensitive ndaj niacinamideve, e gjejnë përdorimin e aPAD perfekt si shtesë në rutinën e tyre.
Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe pa vajra | Gluten free | Malassezia free | I sigurtë të përdoret në shtatëzani
për kë është?
Për të gjitha llojet e lëkurave. Këshillohet të përdoret nga lëkurat me njolla kafe (hiperpigmentime), lëkurat e yndyrshme dhe ato që skuqen (rosacea).
Lloji i lëkurës | Problematika e lëkurës | Tekstura |
për të gjitha llojet e lëkurave | këshillohet të përdoret nga lëkurat me njolla kafe (hiperpigmentime), lëkurat e yndyrshme dhe ato që skuqen (rosacea) | konsistencë xhelatinore e hollë, e cila përthithet shpejt nga lëkura |
përdorimi:
Aplikoni disa pika pasi e pastroni fytyren tuaj, përpara se të vendosni kremra ose emulsione të tjera. Mund të përdoret si në mengjes ashtu edhe në darkë.
përbërësit:
Potassium Azeloyl Doglycinate – një gjeneratë e re e Acidit Azelaic i krijuar për të qënë i tretshëm në uje në nje formulë te lehtë dhe të përthithshme nga lëkura. Ka të njëjtat efekte si Acidi Azelaic që ndihmon me normailizimin e lëkurës, reduktimin e shenjave apo njollave, skuqjet e lëkurës.
Allantoin – përbërës qetësues dhe mbrojtës i barrierës së lëkurës.
Glycerin dhe Methyl-Gluceth 20 – një kombinim humektantësh shume të butë me lëkurën që ndihmojnë në hidratimin e saj.