Description
La Roche Posay Cicaplast Gel Lavant B5
Një larës pastrues qetësues, ultra i butë për të pastruar dhe mbrojtur butësisht lëkurën. Ruan ekuilibrin bakterial dhe funksionin e barrierës së lëkurës. E krijuar posaçërisht për të qetësuar dhe rivendosur lëkurën e dëmtuar, të irrituar dhe të brishtë, si dhe për lëkurën që mund të jetë e prirur ndaj ekzemës. Përshtatur për të gjitha zonat e trupit duke përfshirë fytyrën, skalpin dhe zonat intime. Nuk djeg sytë. Mund të përdoret nga e gjithë familja , nga foshnjat tek të moshuarit.
Përmban 5% panthenol qetësues në bazë të butë pastruese. I pasuruar me kripëra metalike antibakteriale [Cu+Zn+Mn] për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së baktereve dhe për të ndihmuar në riparimin e lëkurës, plus glicerinë për të hidratuar lëkurën. Uji termal i burimeve antioksidante La Roche Posay zbut dhe ushqen lëkurën.
Përfitimet kyce:
•Pastrues dhe qetësues.
•Për lëkurën e thatë të irrituar ose të brishtë tek të rriturit, fëmijët dhe foshnjat.
•Jo tharje.
Përbërësit kryesorë:
•Kundër akneve: Glukonat zinku
•Përbërës identik me lëkurën: Glicerina
•Qetësues: Panthenol, Glukonat Bakri, Glukonat Zink
Përdorimi:
Përdoreni 1-2 herë në ditë si hapin e parë të rutinës. Merrni një sasi të përshtatshme dhe shkumëzojeni në duar. Lani fytyrën për rreth 1minutë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët.