Sale!

Neostrata Correct Antioxidant Defense Serum 30 ML

L5160

Serum i koncentruar me veprim antioksidues, i cili e mbron lëkurën nga dëmtimi i oksidimit qelizor dhe plakja.

30 ML

50 in stock

Description

NeoStrata Skin Active Antioxidant Defense Serum është një serum i fuqishëm dhe mjaft i përqëndruar, formuluar për të luftuar fotoplakjen, e cila shkaktohet nga oksidimi dhe rrezet e forta diellore.
Kjo formulë e përqendruar përmban 8 antioksidantë të fuqishëm me veprim të shumëfishtë dhe është krijuar për të luftuar dëmtimin oksidativ dhe për të mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme.

Acidi Bionik dhe Polihidroksi Acidet e patentuara “kapin” metalet e rënda që promovojnë oksidimin duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga dielli.
Kombinimi i fuqishëm i Acidit Citrik dhe Jargavanit, Çajit të Gjelbër dhe Ekstrakteve të Farave të Rrushit Chardonnay veprojnë së bashku për të neutralizuar pesë lloje të ndryshme të radikaleve të lira dhe ndihmojnë në ruajtjen e ADN-së, lipideve dhe membranave qelizore të shëndetshme.

Për më tepër, ky burim super i fuqishëm i Ekstraktit të Çajit të Gjelbër bën të mundur mbrojtjen kundër ndërmjetësve inflamatorë në lëkurë.

 

Përdorimi:

Vendosni butësisht serumin në fytyrë të pastruar më parë.
Aplikohet në të gjithë zonën e fytyrës dhe qafës ose në zona të veçanta.
Serumi mund të përdoret vetëm ose poshtë një kremi hidratues ose kremi mbrojtës me spf.