Omron- Duo Baby 2 in1
L10400
Aparat aerosoli me veprim të dyfishtë:
-në sajë të aspiratorit nasal, pastron hundën, pakëson dekongjestionimin dhe i jep mundësinë fëmijëve të marrin frymë lirisht;
– aerosoli ndihmon për shpërndarjen e mjekimit në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes.
Aerosoli ka një shkallë grimcimi të ndryshueshme, në varësi të terapisë që duhet të ndiqet:
-pjesa e parë me ngjyrë jeshile, përdoret në rastet e rinitit, sinusitit, faringitit, tonsilitit dhe laringitit pasi përfton grimca me përmasa 9µm;
-pjesa e dytë me ngjyrë blu, përdoret në rastet e astmës, bronkitit, bronkiolitit, bronkopneumonisë pasi përftohen grimca me përmasa rreth 4µm.
Nuk duhet të hidhet në aerosol një sasi medikamenti me vëllim më të madh se 12ml.
Efikas dhe i lehtë në përdorim. Informacione shtesë mbi garancinë
Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.
Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.
Garancia nuk mbulon këto pika:
a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;
b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;
c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;
d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;
e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.
Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.
Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.
1 in stock