Ushqyerja e shendetshme te femijet perfshin:peshen normale sipas moshes dhe rritjen dhe zhvillimin normal te femijeve.
Periudha e rritjes se femijeve eshte e shpejte, gje qe kerkon nevoja me te medha per nutrient dhe energji krahasuar me periudhat e tjera te zhvillimit.
Ushqyerja dhe zhvillimi sidomos gjate tre viteve te para te jetes parashikon zhvillimin e femijes dhe disa nga problemet me shendetin ne te ardhmen.
Marrjet e perditshme me ushqimin nuk perfshijne vetem marrjen e energjive, por gjithashtu marrjen e makro dhe mikronutrienteve (ku futen vitaminat dhe mineralet) , per te siguruar zhvillimin adekuat te organizmit.
Mungesat ne nutrient cojne ne ulje te imunitetit, ngadalsojne zhvillimin, rrisin rriskun e prekjes nga semundjet , si: diarrea,dermatitet, infeksionet e ndryshme, etj…
Mungesa ne vitamina dhe minerale eshte me e madhe gjate periudhes se veres tek femijet, per shkak se kryejn me shume aktivitet fizik dhe djersitja eshte me e shtuar.
Rekomandohet qe femijet te marrin shtesa ne vitamina dhe minerale gjate veres per te mbrojtur sistemin imunitar dhe per te siguruar nje rritje dhe zhvillim te pershtatshem.
Disa prej ketyre nutrientve jane: magnez,kalium,zink, vitamin A,E , C,etj…
Rekomandohet marrja e ushqimeve si: fruta , perime, lengje dhe produkte me baze mishi te fresketa, gjithashtu dhe e shurupeve me doza te caktuara per grupmoshat per 10 dite te cdo muaji gjate tre muajve te veres.
Pervec ketyre marrja dhe e laktobacileve me periudha nga 10 dite gjate tre muajve te veres luan nje rol te rendesishem ne funksionimin normal te traktit tretes.
Punoi: Dr. Alba Sulko