Description
Uriage – Body Scrubbing Cream
Kremi pastrues i trupit Uriage me formulë kremoze është ideal për të eksfoluar, hidratuar dhe zbutur lëkurën e trupit.
Ky krem pastrues me ujë termal Uriage nga Alpet Franceze kombinon një eksfolim të dyfishtë me mikro-kokrriza glukonolakton dhe silicë për një eksfolim efektiv dhe të butë. Me vitaminë C, vitaminë E dhe glicerinë hidratuese.
Largon qelizat e vdekura dhe pastron lëkurën falë granulave të vogla dhe acideve natyrale AHA nga hibiskusi. Lëkura bëhet e butë dhe e lëmuar duke rinovuar qelizat e saj.
Përfitimet:
- Eksfolion: Teknologjia e eksfolimit kimik dhe mekanik 2 në 1 ndihmon në heqjen e butë të qelizave të vdekura, duke e lënë lëkurën të butë dhe të tonifikuar.
- Zbut: Struktura e kremit dhe aroma e freskët me lule sigurojnë rehati dhe kënaqësi në përdorim për të gjitha llojet e lëkurave, madje edhe për ato të ndjeshmet.
- Hidraton: Uji termal Uriage i përmbajtur në kremin për pastrimin e trupit i jep atij veti qetësuese, hidratuese dhe mbrojtëse.
Hipoalergjik, i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave, edhe për ato më të ndjeshme. I testuar dermatologjikisht.
Përdorimi
Aplikojeni një deri në dy herë në javë në lëkurë të lagur, masazhojeni dhe më pas shpëlajeni.