Sale!

Nuxe Merveillance Lift Velvet Cream

L4340

Krem hidratues korrigjues i rrudhave dhe lëshimit të lëkurës i përshtatshëm për lëkura normale dhe të thata

11 in stock

Description

Nuxe Merveillance Lift Firming Velvet Cream

Merveillance Lift Firming Velvet Cream është krem hidratues me aromë lulesh dhe myshku, ku 97% të ingredientëve janë me origjinë natyrale.

Formula e dizenjuar përbëhet nga një përzgjedhje delikate të produkteve me qëllim luftimin e lëshimit të lëkurës dhe eleminimin e rrudhave.

Përbërësit aktive:

  • Chlorella Vulgaris – algë jeshile mikroskopike e ujrave të ëmbël me aftësi të jashtëzakonshme rinovuese. Ajo u shfaq për herë të parë në tokë 2.5 miliardë vjet më parë dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme falë rezistencës të mahnitshme të membranës së saj të padepërtueshme.
  • Vaji Micro-Algae – sigurohet duke përdorur një teknologji moderne ekologjike, që bën të mundur nxjerrjen e molekulave aktive nga membrana, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar me anë të metodave të tjera. Një pikë e vetme e vajit të mikro-algave përqendron fuqinë kundër plakjes të 4 miliardë qelizave vendase.

Benefitet e përdorimit:

  • Tiparet e fytyrës duken të tonifikuara në 64% të femrave.
  • Lëkura është më e tendosur, më e fortë dhe më e freskët.
  • Pas 2 muajsh 100% e përdoruesve ndjejnë se lëkura e tyre është më e bukur, më elastike dhe me pamje më rinore.
  • Ideale për lëkurë normale dhe të thatë.
  • Me efekt kundër plakjes.

Përdorimi

Ngrohni një pikë të madhe kremi dite në duar dhe më pas aplikojeni në fytyrë me të dyja duart duke kaluar gjithmonë nga periferia në qendër. Shmangni zonën e konturit të syve. Vazhdoni në qafë dhe dekolte nëse dëshironi. Masazhojeni derisa kremi të përthithet plotësisht. Së fundmi bëni disa lëvizje të buta shtypëse (me majat e gishtave) në të gjithë fytyrën tuaj për të nxitur shkëlqimin e lëkurës suaj. Idealisht rekomandohet përdorimi në mëngjes dhe/ose në mbrëmje pas serumit.