Modilac Expert RIZ 1

L5500

Qumësht formulë për foshnjat me alergji nga proteinat e qumështit të lopës apo laktozës.

Formë Doza : 800 gr

 

10 in stock

Description

Modilac Expert RIZ 1 (0-6m)

Modilac Expert RIZ 1 ofron zgjidhje për foshnjat Aplv (alergji nga proteina e qumështit të lopës) ose intolerante ndaj laktozes.

Formulat me proteina të orizit të hidrolizuara përdoren për të trajtuar fëmijët alergjik ndaj proteinës së qumështit të lopës kur HPLV**nuk pranohen ose/dhe nuk tolerohen.
Ato sigurojnë rritjen normale të foshnjave dhe të fëmijëve të ndryshëm.

  • Pranueshmëria dhe toleranca (27) > 94%
  • Përvetësimi i tolerancës PLV(proteina e qumështit të lopës) në krahasim me HPLV(27)
  • Proteinat e orizit janë të hidrolizuara pjesërisht: formula ka një shije të këndshme edhe është e mirë pranuar.
  • Pa laktozë për foshnjat intolerante
  • DHA* një acid yndyror nga familja Omega 3

Udhëzime mbi përdorimin 

Pastroni dhe sterilizoni me kujdes shishen, kapakun dhe koken.

Hidheni sasinë e nevojshme të ujit në shishe.

Përdorni ujë me përmbajtje të ulët mineralesh. Për përdorim  më të mirë, uji mund të nxehet në maksimum 40°C përpara se të shtoni pluhurin.
Mbushni lugën në kutinë me pluhur, më pas rrafshojeni me tehun e një thike.

Shtoni numrin përkatës të lugëve në ujë, duke respektuar proporcionin: 1 lugë në 30 ml ujë.

Mbylleni shishen, dhe më pas tundeni fuqishëm.

Përpara se të përdorni shishen, kontrolloni temperaturën e qumështit të foshnjës duke hedhur disa pika në kyçin e dorës.

Kujdes! Ushqimi me qumësht gjiri është më e mira për beben tuaj. Qumështi formulë është i përshtatshëm kur bebet nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri ose kur rekomandohet nga mjeku, mamia, dietologu, farmacisti ose profesionist të tjerë të kujdesit shëndetësor.