Description
Modilac Doucea 3
Qumështi Modilac Doucea 3 përdoret krahas një diete të larmishme dhe plotëson nevojat specifike ushqyese për fëmijët e moshës 12 deri në 36 muaj.
Përbërësit
- Pa vaj palme
- 24 herë më shumë hekur sesa në qumështin e lopës, i cili ndihmon në zhvillimin konjitiv normal
- Vitaminat A, C, D, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar
- Acidet yndyrore esenciale: acid α-linolenik, i cili merr pjesë në zhvillimin optimal të trurit
- Zinku, i cili luan një rol në rritjen normale të fëmijëve të vegjël.
I prodhuar në Francë për më shumë se 30 vjet.
Përdorimin
- Pastroni me kujdes shishen.
- Përdorni ujë në shishe me përmbajtje të ulët mineralesh ose ujë rubineti të zier dhe të ftohur.
- Uji duhet të jetë i vakët (maksimumi 40°C) përpara se të shtoni pluhurin.
- Shtoni sasinë e pluhurit me anë të lugës matëse në ujë, duke respektuar raportin: 1 lugë në 30 ml ujë (1 lugë = 4,5 g pluhur)
- Rrotullojeni midis duarve dhe më pas tundeni fuqishëm.
- Përpara se ta ushqeni fëmijën, kontrolloni temperaturën duke derdhur disa pika në kyçin tuaj.
- Rekomandohet të konsumohet brenda një ore.
Kujdes! Ushqimi me qumësht gjiri është më e mira për beben tuaj. Qumështi formulë është i përshtatshëm kur bebet nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri ose kur rekomandohet nga mjeku, mamia, dietologu, farmacisti ose profesionist të tjerë të kujdesit shëndetësor.