Nutriben Innova 1

L3250

Qumësht për bebe që nga lindja.

 

800 g

10 in stock

Description

Nutriben Innova 1  është një formulë për fëmijë, e përshtatshme për të sapolindurit dhe në vazhdim, kur ushqyerja me gji nuk është e mundur ose e pamjaftueshme. Ai inkurajon zhvillimin e balancuar të foshnjës tuaj.

Karakteristika kryesore diferencuese e kësaj formule është se ajo përmban një sasi më të ulët proteine.

  • Lejon zvogëlimin e sasisë së proteinave, e cila garanton një profil të duhur të aminoacideve që është i ngjashëm me atë të qumështit të gjirit.
  • Zvogëlon rrezikun e obezitetit, pasi zvogëlon sasinë e proteinave.
  • Përmirëson tretshmërinë e proteinave sepse ka një përbërje të ngjashme me qumështin e gjirit.
  • Redukton ngarkesën e tretur në veshka duke zvogëluar sasinë e proteinave.
  • Redukton alergenitetin e proteinave, duke rritur sasinë e alfa-laktalbuminës dhe zvogëlon beta-laktoglobulinën.

Gjithashtu formula përmban:

  1. DHA, tepër e rëndësishme për zhvillimin normal të sistemit nervor qëndror si edhe të shikueshmërisë.
  2. Laktozë, karbohidrati që gjendet tek qumështi i gjirit, ndihmon në forcimin e efekteve prebiotike.
  3. Prebiotikë, të cilët forcojnë sistemin imunitar si edhe rregullojnë funksionin tretës.
  4. Nukleotidet përmirësojnë lëvizshmërinë intestinale, përgjigjen ndaj vaksinave si edhe rrit përthithjen e hekurit.
  5. Inositol, shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mushkërive, si edhe parandalon retinopatinë dhe nekrozën e kolonit.
  6. Minerale si Kalçium, Magnezi, Hekuri, Kalciumi, Seleniumi dhe Jodi, të cilët ndikojnë në formimin e kockave të forta, zhvillimin normal të sistemit nervor si edhe në një imunitet të fortë.
  7. Vitamina si vitamina A, C, D dhe ku së bashku forcojnë imunitetin, rrisin energjinë si edhe ndihmojnë në formimin normal të shikueshmërisë.

Përdorimi:

  • Fëmijët 0-2 javë jetë: 2 lugë qumësht formulë të tretura në 60 ml ujë të zier. Rekomandohen 8 vakte në ditë.
  • Fëmijët nga mosha 2-8 javësh: 3 lugë qumësht formulë të tretura në 90 ml ujë të zier. Rekomandohen 7 vakte në ditë.
  • Fëmijët 2-3 muajsh: 5 lugë qumësht formulë të tretura në 150 ml ujë të zier. Rekomandohen 5 vakte në ditë.
  • Fëmijët 3-6 muajsh: 6 lugë qumësht formulë të tretura në 180 ml ujë të zier. Rekomandohen 5 vakte në ditë.
  • Fëmijët nga 6 muajsh e tutje: 8 lugë qumësht formulë të tretura në 240 ml ujë të zier. Rekomandohen 4 vakte në ditë.

You may also like…