Sale!

M.A.D Nourishing Cleansing Lotion

L2723

Pastrues kremoz me përbërës ushqyes që pastrojnë në thellësi, duke respektuar barrierën hidrolipidike të lëkurës.

Sasia: 200 ml

Out of stock

Description

M.A.D Nourishing Cleansing Lotion është një pastrues kremoz me përbërës me efekt ushqyes që pastrojnë në thellësi, nuk heqin yndyrën natyrale të nevojshme të lëkurës dhe e mbajë atë të hidratuar. Një përzierje e ekuilibruar e pastruesve të butë dhe përbërësve bimore largojnë papastërtitë dhe mbrojnë qelizat e lëkurës duke e lënë të ushqyer dhe gati për të filluar ditën.

Kompleksi i çajit Trinity dhe lëndët natyrale bimore Soapbark dhe Soapwort veprojnë sëbashku për ta lënë lëkurën tuaj të pastër, të qetë dhe të hidratuar.

Përbërësit aktivë:

  • Soap Bark përdoret për të përmirësuar funksionin e barrierës së lëkurës, ndihmon në normalizimin e përmbajtjes së lagështisë së lëkurës dhe ofron hidratim të shkëlqyeshëm për lëkurën e thatë.
  • Soapwort i përdorur për të trajtuar lëkurën e thatë dhe të ekspozuar tek faktorët e jashtëm. Ekstrakt natyral që rrit efektin zbutës dhe hidratues në lëkurë.
  • Kompleksi i çajit Trinity, një përzierje e çajit të bardhë, të kuq dhe jeshil që pasuron lëkurën me antioksidantë.
  • Multifruit® BSC Një përqendrim i fuqishëm i pesë ekstrakteve bimore: boronicë, kallam sheqeri, panjë sheqeri, portokalli dhe limon. Këto ekstrakte përmbajnë disa alfahidroksi  acide natyrale. Këto AHA dobësojnë lidhjet që mbajnë së bashku qelizat e vdekura të lëkurës. Kur lidhjet thyhen, qelizat e vdekura mund të largohen dhe të rezultojnë në qarkullimin e qelizave të reja. Multifruit® BSC ka maksimizuar aftësinë për të stimuluar rigjenerimin e qelizave të reja me 34% dhe për të rritur qarkullimin e qelizave me 20%.
  • Prodew 400 ofron efekt të shkëlqyer hidratues. Përbëhet nga 8 lloje të aminoacideve si dhe PCA natriumi dhe acidi laktik. Në kombinim, kjo përzierje ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia, ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe stimulimin e elasticitetit. Formulimi i aminoacideve është krijuar sipas aminoacideve natyrale të lëkurës dhe ka veti të shkëlqyera hidratuese për shkak të efektit sinergjik të natriumit PCA dhe L-Proline duke rritur kështu funksionin natyral të lagështisë së lëkurës, duke treguar një rritje prej 85% në efektin hidratues.

 

 Përdorimi:

  • Aplikoni një sasi locioni tek dora dhe përzijeni me ujë të vakët. Masazhojeni butësisht në fytyrë me lëvizje rrethore derisa të krijohet shkumë.
  • Shpëlajeni me ujë të vakët.
  • Shmangni kontaktin me sytë.