Shko tek informacioni i produktit
1 i 1
Sku:

Vitabiotics Immunace + Ultra Vitamin C 500 mg

Çmimi i shitjes
Lek 1,800.00
Çmimi i rregullt
Lek 2,000.00
Çmimi i rregullt
Lek 1,800.00
-10%
Taksa e përfshirë.
Vetëm 0 produkte në magazinë! Nuk ka në magazinë!

We Guarantee Secure Payments

    Product description

    Immunace është një suplement ushqimor i specializuar për të ofruar një mbështetje të gjithanshme për një organizëm të shëndetshëm dhe vital si dhe për të ofruar nutrientë specifik për mbështetjen e funksioneve të sistemit imunitar.
    Formula e Immunace është zhviluar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë në studimet nutricionale.
    Funsionimi normal i Sistemit Imunitar


    Immunace ofron një formulë të plotë që përfshin
    Vitaminën D, Zinkun dhe Seleniumin
    që kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, plus Folatet që kontribuon në formimin normal të qelizave të gjakut.

    Immunace është një nga pionieret e suplementeve të sistemit imunitar në Mbretërinë e Bashkuar që vlerësoi kontributin e vitaminës D jo vetëm në ndërtimin e kockave dhe funksionimin e muskujve por dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.


    Mbrojtja e qelizave nga stresi oksidativ



    Vitamina E dhe C
    ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira gjenden në natyrë të formuara nga drita e diellit, tymi i cigareve, ndotja dhe faktorë të tjerë të aktiviteteve moderne.

    Immunace përmban vitamina, mikroelement, aminoacide dhe burime natyrore të karrotenoideve me vitaminë A që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe membranave të mukozave.


    Mbështetje gjithëpërfshirëse


    Immunace offron një gamë gjithëpërfshirëse të vitaminave dhe mineraleve. Nëse përdorni Immunace nuk ështe e nevojshme të merrni një multivitaminë tjetër.

    Formula e Immunace fillimisht u zhvillua në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar të kërkimeve nutricionale, bazuar në provat shkencore mbi rolin e nutrientëve specifikë në funksionet normale të sistemit imunitar.

    Përdorimi: Doza e rekomanduar është 1 tabletë në ditë pas ushqimit.
    Ultra Vitamin C
    ofron një çlirim gradual të Vitaminës C, e cila është e formuluar me 25mg Bioflavonoide të Qitros për një përthithje dhe efekt maksimal. Ofron efekte antioksiduese dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe atij nervor. Rrit përthithjen e hekurit, një mineral esencial për një formacion të shëndetshëm të gjakut dhe mbështet formimin e kolagjenit.
    Ultra Vitamin C është veçanërisht e përshtatshme për:


    Mbështetjen e sistemit imunitar

    Atletët dhe individët që merren me aktivitet sportiv

    Personat mbi moshën 50 vjeç

    Njerëzit me aktivitet ditor të ngarkuar


    Efektet antioksiduese


    Bioflavonoidet janë një grup pigmentesh bimore që janë përgjegjëse për ngjyrat tek shumë fruta. Bioflavonoidet e Qitros janë ato flavonoide që gjenden tek frutat që i përkasin familjes të qitros siç janë : limoni, portokalli, grejpfruti etj. dhe që janë të njohur për përbërjen e pasur me vitaminë C.

    Radikalet e lira prodhohen në sasi të mëdha gjatë ekspozimit të trupit në prani të ndotësve, diellit dhe shumë faktorë të tjerë siç janë tymi i cigareve dhe ushqimet e shpejta.
    Vitamina C
    përforcon aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave ndaj stresit oksidativ.


    Sinteza e kolagjenit



    Vitamina C
    është një kofaktor në sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, lëkurës dhe enëve të gjakut.


    Funksionimi normal i sistemit imun dhe atij nervor


    Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi sepse kontribuon në zhvillimin normal të të gjithë proçeseve të sistemit imunitar dhe atij nervor.


    Rritja e përthithjes së hekurit


    Shumë ushqime dhe pije përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e hekurit, duke përfshirë dhe çajin apo kafenë.
    Vitamina C
    rrit përthithjen e hekurit, mineralit esencial për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në qelizat dhe organet e trupit.

    Përdorimi:

    Doza e rekomanduar është 1 ose 2 tableta në ditë.

    Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose me një pije të ftohtë.

    Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

    Politika jonë e privatësisë

    Kostoja e transportit bazohet në peshë. Thjesht shtoni produkte në shportën tuaj dhe përdorni Llogaritësin e Transportit për të parë çmimin e transportit.

    Ne duam që ju të jeni 100% të kënaqur me blerjen tuaj. Artikujt mund të kthehen ose shkëmbehen brenda 30 ditësh nga dërgesa.

    Vitabiotics Immunace + Ultra Vitamin C 500 mg
    Vitabiotics Immunace + Ultra Vitamin C 500 mg

    Lek 1,800.00

    Ju mund të pëlqeni gjithashtu

    Pyetje të Përgjithshme Këtu

    Ne pranojmë kthime brenda 30 ditëve për produkte të pahapura dhe të papërdorura. Kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes për ndihmë.

    Po, të gjitha produktet tona nuk testohen te kafshët dhe janë cruelty-free.

    Përdorni mjetin tonë online për gjetjen e ngjyrës ose vizitoni dyqanin tonë për këshilla nga ekspertët.

    Shumë nga produktet tona janë formuluar për lëkurë të ndjeshme. Kontrolloni përshkrimin e produktit ose konsultohuni me ekipin tonë për këshilla.