About Us

Farmacia Irma Prifti u krijua në vitin 2007 nga drejtuesja teknike e kësaj farmacie Znj. Irma Prifti. Që atëherë, numërojmë 2 farmaci nën markën Irma Prifti, si edhe një klinikë mjekësore, Klinika “Igea”, ku bashkëpunojmë me mjekë specialistë profesionistë në fusha të ndryshme.

Kujdesemi për klientët tanë me integritet të lartë. Mirëqenia e tyre shëndetësore, prioriteti ynë.

Nga pasioni për kujdesin ndaj njerëzve, për mirëqenien e tyre shëndetësore si dhe bukurinë e tyre, Farmacia Irma Prifti e mbështet aktivitetin e saj në 3 shtylla kryesore:

1. Inovacioni

Jemi gjithmonë duke kërkuar diçka të re, idetë, produktet e reja dhe proceset e punës.

Ne punojmë vazhdimisht që t'ju ofrojmë shërbim sa më të mirë, përmbushim kërkesat tuaja me qëllim final kënaqësinë e klientëve tanë.

2. Korrektësia dhe Transparenca

Përpiqemi në çdo kohë të jemi korrekt dhe transparentë me klientët tanë me qëllim krijimin e besimit se Farmacia Irma Prifti nuk është vetëm një vend ku mund të shiten/blihen produkte, por një zgjidhje për mirëqenien tuaj shëndetësore si dhe rutinat tuaja.

3. Shërbimi

“Klienti është mbret” - thotë një shprehje e njohur. Tek ne kjo filozofi shkon përtej aspektit tradicional të tregtisë transaksionale.

Kryefjala jonë është “Shërbimi”. Ne besojmë që shërbimi i vërtetë është “jetëgjatë” dhe i vazhdueshëm.