Product Returns
Klienti ka të drejtë të kthejë produktin, pa dhënë arsye, brenda një afati prej 2 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura, sipas Nenit 37 të Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve” si edhe nën përgjegjësinë e tij të plotë që produktet të mos jenë të hapura apo të dëmtuara.
Për çdo rast duhet të marrë komunikim me Farmaci Irma Prifti, nëpërmjet kontaktit të vënë në dispozicion në këtë faqe interneti.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Farmaci Irma Prifti në fillim të këtij dokumenti. Produkti i kthyer duhet të jetë me paketimin dhe ambalazhimin e tij origjinal, i padëmtuar, i papërdorur dhe të shoqërohet me të gjithë aksesorët, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike.
Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk do të pranohen nga ne.
Klientit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Shpenzimet për kthimin e produktit janë në ngarkim të Klientit.