Stina e verës është shumë sfiduese për lëkurën e njeriut për shkak të temperaturave të larta, ndaj përdorimi i kremit me element mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit është i këshillueshëm për të gjitha moshat. Kremi kundra diellit ka një rol thelbërsor në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve UVA dhe UVB, që rrezikojnë kancerin e lëkurës,
Ka një rol thelbësor në mbrojtjen tonë nga rrezet e dëmshme të diellit UVA dhe UVB, që shkojnë drejt qelizave tona të lëkurës, denatyrojnë fijet e kolagjenit, elastinës dhe patjetër mund të na çojnë drejt kancerit të lëkurës.
Shumë e rëndësishme të bëjmë check-up dermatologjike të nishaneve përpara sezonit të verës dhe pas sezonit të verës, të kontrollohen nishanet sepse jo rrallë herë ka ndodhur që ato janë në vende që syri i njeriut nuk i kap dhe vetëm dermatologu, është i aftë për të përcaktuar gjithë ndryshimet që mund të kenë ndodhur, të cilat mund të mos jenë të kapshme edhe me sy të lirë, si psh ndryshimi në formë i nishaneve, gjakderdhja që mund të jetë e vazhdueshme nga një plagë ose nishan që nuk mbyllet.
Është një shenjë, një këmbanë alarmi që patjetër duhet të drejtoheni tek mjeku.
Simptomat janë nga më të ndryshmet. Këmbana e alarmit janë nishanet, të kenë shumë kujdes.
Rrezatimi sot është shumë herë më i rrezikshëm, vazhdimisht duhet të mbrohemi me krem kundra diellit, të aplikohet më shumë se 1 herë në ditë, madje çdo 2 orë.
Sezoni veror është sfidues për lëkurën, dy këshilla që të gjithë:
a- Të jemi të hidratuar, të pimë ujë, të dëgjojmë nevojat e trupit tonë
b- Të mbrohemi e kujdesemi shumë ndaj rrezeve të diellit.