Termat dhe kushtet
Termat dhe Kushtet e blerjes, (më poshtë të quajtur Termat dhe Kushtet), shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të kësaj faqeje (më poshtë të quajtur Ju, Klienti, Blerësi) dhe Farmaci Irma Prifti (më poshtë të quajtur, Ne, Farmaci Irma Prifti , Shitësi).
Farmaci Irma Prifti ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet.
Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe interneti dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Në asnjë rast ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese.
Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit farmaci-irmaprifti.al , ju pranoni dhe bini dakort me të gjithë Termat dhe Kushtet.
Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe kuptoni Termat dhe Kushtet përpara kryerjes së çdo blerjeje.
Nëse nuk jeni dakort me Termat dhe Kushtet, ju nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj faqeje.
Farmaci Irma Prifti ka të drejtën të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin në faqe, të një ose më shumë perdoruesve, për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve, apo për çfarëdo arsye tjetër.
Procedura e Blerjes
Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar.
Produktet
Klienti mund të njihet me produktet në faqen e internetit farmaci-irmaprifti.al dhe të informohet me karakteristikat kryesore të tyre.
Për çdo produkt do të jepen të dhëna në lidhje me cilësitë e produktit, përdorimin, çmimin etj.
Farmaci Irma Prifti nuk mund të garantojë që të gjitha të dhënat të jenë të përditësuara e pa gabime.
Fotot e publikuara me qëllim ilustrimin e produkteve, mund të mos shfaqin gjithmonë karakteristikat reale të produktit si: ngjyra, forma, përmasat, të cilat mund të mos përputhen me të dhënat e publikuara në tekstin e produktit përkatës.
Në rast se Blerësi vëren se karakteristikat e produktit të dorëzuar nuk përputhen me ato të publikuara në faqen tone te internetit, ai ka të drejtë të njoftojë Farmaci Irma Prifti dhe të kthejë produktin.
Farmaci Irma Prifti nuk mund të garantojë disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar por do te perpiqet gjithmone te mbaje te perditesuar ne kohe reale informacionin per cdo product.
Disponueshmëria i korrespondon gjëndjes në magazinë, të ditës së mëparshme të punës.
Në rast mungese të produktit të porositur, Farmaci Irma Prifti do të njoftojë klientin sa më shpejt me çdo mënyrë komunikimi të vënë në dispozicion prej tij.
Farmaci Irma Prifti rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga Klienti.
Çdo produkt shoqërohet me çmimin e shitjes, i cili është çmimi me TVSH i produktit.
Ky çmim nuk përfshin koston e transportit.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimin e një apo disa produkteve, Klienti do të njoftohet per kete gabim dhe është i lirë të zgjedhë nese do të përfundojë blerjen ose ta anullojë atë.
Kostot e transportit
Kostot e transportit të produkteve përcaktohen në varësi të vendodhjes së Klientit. Këto kosto janë të publikuara në faqen e internetit farmaci-irmaprifti.al. ku specifikohet qarte se kosto e transportit Brenda republikes s e shqiperise eshte 300 all ne kosove 7€ ( ose 700 all).
Klienti njihet me vlerën e dërgimit të produkteve gjatë kryerjes së porosisë. Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostos së transportit, vlerë e cila i shtohet çmimit të produkteve të porositura.
Klienti konfirmon blerjen dhe është i detyruar të vendosë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të nevojshme për përfundimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve.
Pas konfirmimit të blerjes Klienti njoftohet me email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë. Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj.
Farmaci Irma Prifti ka të drejtë të refuzojë dhe mos ekzekutojë porosinë e Klientit në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Për çdo rast Farmaci Irma Prifti njofton Klientin, me një nga mënyrat e vëna në dispozicion prej tij.
Farmaci Irma Prifti i jep mundësi çdo përdoruesi të faqes, të krijojë një llogari në faqen e internetit dhe të regjistrohet me të dhëna të sakta, në lidhje me identitetin dhe mënyrën e pagesës (të dhëna mbi karta debiti/krediti). Me krijimin e një llogarie klienti vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin (password), të nevojshëm për të pasur akses në llogari. Është përgjegjësi e plotë e klientit të mbajë sekret dhe të mos zbulojë te persona të tretë fjalëkalimin (password).
Pagesat
Pas përfundimit të porosisë, Klienti merr përsipër të paguajë vlerën e produkteve të zgjedhura prej tij dhe koston e transportit.
Klienti zgjedh një nga mënyrat e pagesës, të vëna në dispozicion:
- pagesë në dorëzim
- pagesë më kartë debiti / krediti.
Nëse ne nuk mund të plotësojmë porosinë ose një pjesë të saj, Klienti informohet paraprakisht për produktet që mungojnë dhe zgjedh të vazhdojë me blerjen (në këtë rast i zbritet vlera e produkteve që mungojnë), ose të anullojë porosinë.
Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen tone te internetit.
Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.
Të dhënat bankare të Klientit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit.
Farmaci Irma Prifti nuk mban asnjë përgjegjësi nëse karta bankare, me të cilën kryhet një pagesë në faqen e internetit është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, nëse banka përkatëse autorizon pagesën.