Informacion mbi transportin
Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti, brenda 3(tre) ditëve pune nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë, për porositë në territorin e Shqipërisë dhe brenda 7(shtatë) ditëve për porositë me destinacion Kosovën..
Dorëzimi është i mundur në Shqipëri dhe Kosovë.
Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.
Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, Klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara, duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.
Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.
Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, Klienti duhet te njoftoje Farmaci Irma Prifti.
Ne do të ridërgojmë porosinë e saktë brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit të mësipërm.
Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm dhe pagesa eshte kryer me karte, ne do ju rimbursojmë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.