Omron- Digital Personal Scale HN289

L4000

Për mbajtje nën kontroll të peshës trupore, Omron ju ofron peshoren elektronike HN289.

Peshorja është e pajisur me 4 sensorë, për një rezultat sa më të saktë.

Me interval matjeje nga 5-150 kg.

Bateritë kanë një jetëgjatësi prej rreth 1 viti nëse kryhen deri në 4 matje në ditë.

Ngjyrë e zezë. Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

1 in stock

Categories: , , ,

PËRSHKRIMI

Përdorimi

Këshilla:

Përpara se të kryeni matjen duhet:

– mos zhvendosni peshoren para se të peshoheni, pasi kjo ndikon në peshim;

– mos e vendosni peshoren në sipërfaqe të lagura;

– mos e vendosni peshoren ngjitur me murin, pasi mund të dëmtohet dhe si pasojë të keqfunksionojë.

Permban

Peshore, manual përdorimi, bateri CR2032.