Omron- Body Fat Monitor BF306

L8500

Ndryshimet në përqindjen e masës yndyrore janë të rëndësishme, për të parandaluar ose pakësuar obezitetin.

Omron ofron një pajisje elektronike, e cila mat parametrat trupore dhe BMI-në (indeksi i masës trupore) në një kohë relativisht të shkurtër.

Është funksionale për pesha nga 10-199kg dhe gjatësi nga 100cm-199.5cm.

Ruan të dhënat për 9 persona.

Bateritë kanë një jetëgjatësi për rreth një vit, nëse përdoret dy herë në ditë.

Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

 

1 in stock

Categories: , , ,

PËRSHKRIMI

Përdorimi

Këshilla:

Përpara se të kryeni matjen duhet:

– të siguroheni që elektrodat janë të ngrohta, nëse jo lihen në temperaturën e dhomës për 10 minuta pastaj kryhet matja;

– të siguroheni që duart nuk janë shumë të thata, nëse po njomen me një peshqir të lagur;

Për të patur vlera të sakta matja nuk duhet të kryhet në këto situata:

– direkt pas aktivitetit fizik;

– pasi keni bërë dush apo keni notuar;

– pasi keni pirë alkool në sasi të madhe;

– pasi keni pirë sasi të mëdha uji ose pas një vakti të bollshëm.

Perberesit

Bateri AAA, manual përdorimi, garanci, monitor.