Omron- A3 complete Nebulizer

L8450

Aparat aerosoli i dizenjuar për përdorim të shpeshtë, në rastet e sëmundjeve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes si: astma, COPD(chronic obstructive pulmonary disease/sëmundje obstruktive pulmonare kronike), fibrozë cistike, emfizemë etj.

Që mjekimi të jetë sa më efikas, duhet të arrijë në zonën e rrugëve të frymëmarrjes që duhen trajtuar. Kjo arrihet nëpërmjet shndërrimit të lëngut në grimca. Sa më i madh të jetë grimcimi, aq më e vogël grimca, aq më thellë depërton.

Ka një unazë metalike me tre pozicione:

-pozicioni 1-përftohen grimca me përmasa 7.5µm për trajtimin e patologjive si: riniti, sinuziti, faringiti, tonsiliti, laringiti;

-pozicioni 2-përftohen grimca me përmasa 4.5-7.5µm për trajtimin e patologjive si: trakeit dhe trakeobronkit;

-pozicioni 3-përftohen grimca me përmasa 2-4.5µm për trajtimin e patologjive si: astma, bronkit, bronkoektazi, bronkopulmonit, bronkiolit.

Në varësi të pozicionit ka një shpejtësi grimcimi:

-0.15ml/min (pozicioni 1);

-0.12ml/min (pozicioni 2);

-0.1ml/min (pozicioni 3). Informacione shtesë mbi garancinë

Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.

Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.

Garancia nuk mbulon këto pika:

a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;

b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;

c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;

d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;

e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.

Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.

Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

 

1 in stock

Categories: , ,