Neostrata Clarify Targeted Clarifying Gel 15 Gr

L3550

Xhel për trajtimin akneve aktive dhe pikave të zeza në lëkurat me tendencë akneike.

 

15 gr

50 in stock

PËRSHKRIMI

NeoStrata Spot Treatment Gel është një xhel që synon trajtimin e papërsosmërive (akneve aktive) dhe njollave të lëkurës që shpesh shfaqen tek fytyrat e yndyrshme dhe të prirura ndaj akneve.

Exfolimi i butë ndihmon për të hequr papastërtitë dhe pikat e zeza të lëkurës.
Rekomandohet për lëkurat e yndyrshme dhe të prirura ndaj akneve.
Përbërësit kryesorë përfshijnë një formulë të përqendruar të Pro-Vitaminës A (Pro-Retinol) së bashku me Acid Salicilik, të cilat kombinohen për të kontrolluar yndyrën e tepërt dhe për të trajtuar zonat me probleme.
Një Kompleks i patentuar NeoHydroxy Complex që përmban Alfa Hidroksi Acidet si: Acidi Mandelik, Acidi Tartarik dhe Acidi Citrik ka karakteristika antioksiduese dhe promovon qarkullimin normal të qelizave duke ndihmuar në minimizimin e inflamacionit që shfaqet tek aknet aktive.

Pa aromë, pa ngjyrues, pa paraben.

Përdorimi:

Pastroni lëkurën para përdorimit të produktit.
Aplikojeni xhelin direkt tek zona që doni të trajtoni (aknet aktive) nëpërmjet gishtave të pastruar më parë ose duke përdorur pambuk.
Përdoreni 1-3 herë në ditë ose sa herë të jetë e nevojshme.
Mos e aplikoni xhelin në të gjithë sipërfaqen e fytyrës. Ky produkt nuk përmban faktor mbrojtës nga dielli, gjithmonë aplikoni një krem mbrojtës nëse do e përdorni në mëngjes.

Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë ose laktacionit.